EKSKLUZIVE/ LETRA E HEKURAN ISAIT NE 1987 : JA SI DO TË ASGJËSOHET ELEMENTI ARMIK NË RAST LUFTE

3

Nga Nebil Çika

Është folur shume here për gjenocidin komunist ne Kohen e diktaturës por deri tani ky krim I rende nuk është pranuar zyrtarisht si ne aspektin juridik edhe historik. Ka shume prova e dokumente qe vërtetojnë se gjenocidi , eliminimi fizik dhe përndjekja e atyre qe konsideroheshin si kundërshtar te regjimit dhe familjarëve te tyre ishte një projekt politik te planifikuar ne nivelet me te larat te kupolës komuniste . Kjo letër e ish ministrit te brendshëm komunist Hekurn Isai vetëm tre vjet para rënies de jure te diktaturës qe porosit vartësi e tij për mënyrën se si do te vrisnin armiqtë e brendshëm dhe familjaret e tyre ne rast te një sulmi ushtarak nga jashtë ndaj Shqipërisë.

Letra e plote e Hekuran Isait

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPERISE Sekret Rend.Veçantë
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME Ekzemplar Nr 27
DREJTORIA I Tiranë,më,17.4. 1987
Nr 90

TEMA

MASAT DUHEN MARRË NË SITUATË LUFTE NDAJ ELEMENTIT ARMIK ME RREZIKSHMËRI TË THEKSUAR

Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, si i vetmi shtet socialist në botë, ndodhet gjeografikisht e strategjikisht e rrethuar nga shtete kapitaliste e revizioniste si dhe nga grupimet kryesore ushtarake : NATO-ja dhe Traktati Varshavës. Grupimi agresiv i NATO-s dhe ai i Traktatit të Varshavës janë dy armiqtë më të rrezikshëm për vendin tonë. Në një gjendje të jashtëzakonshme, për realizimin e planeve të tyre agresive, këto mund të sulmojnë vendin tonë njëkohësisht ose veç e veç. Kështu që rreziku nga këto grupime agresive ushtarake ekziston në çdo kohë për vendin tonë. Nga ana tjetër edhe fqinjët si shtete kapitaliste e revizioniste, përbëjnë një rrezik real e të përhershëm për vendin tonë sepse ndjekin një politik armiqësore ndaj nesh dhe janë të lidhura me të dyja superfuqitë nëpërmjet traktateve agresive dhe bazave të huaja ushtarake që kanë lejuar të vendosen në vendet e veta.
Në këto kushte, mbrojtja e lirisë dhe pavarësisë së Atdheut si dhe e fitoreve të arritura gjatë ndërtimit të socializmit ka qënë e mbetet detyrë mbi detyrat për të gjithë komunistët e punonjësit e vendit tonë. Për vetë rëndësinë jetike që ka, çështja e mbrojtjes së Atdheut nuk duhet të konceptohet ngusht, ajo nuk duhet kuptuar si një problem që ka të bëjë vetëm me përgatitjen ushtarake të punonjësve tanë por si një çështje mjaft komplekse që ka të bëjë me zbatimin e të gjitha dety-rave në fushën politike, ideologjike dhe ekonomiko-shoqërore të vendit.
Në këtë kuadër mbrojtja e vendit kërkon nga organet e kuadrot e Ministrisë së Punëve të Brendshme që të punojnë me ndërgjegje e disiplinë të lartë me qëllim që të përmbushin me sukses si detyrat që shtron zhvillimi i luftës së klasave në kushtet aktuale ashtu edhe detyrat që dalin në kushtet e një agresioni të mundshëm ushtarak kundër vendit tonë.

Në dinamikën e kësaj pune duhet të mbajmë vazhdimisht në qëndër të vëmendjes mësimin e shokut Enver Hoxha, i cili thekson se “Askujt të mos i shkojë në mendie se situatat ndërkombëtare shkojnë duke u zbutur. Jo! Ato gjithnjë e më shumë po komplikohen. Armiqtë e popujve dhe të revolucionit, imperialistët, revizionistët modern dhe oportunistët e rinj po organizohen dhe po armatosen, ata përgatiten kështu për një luftë të re, e cila,në qoftë se nuk ndalet nga popujt, me komunistët në krye, do të pëlcasë…1)
Nga këtej del për detyrë që tërë puna politiko-ideologjike, organizative dhe ushtarako-profesionale të synojë që të ndiqet zhvillimi situatave në bot duke nxjerr konkluzione prej tyre, të mbahet vazhdimisht e ngritur vigjilenca revolucionare e gatishmeria luftarake dhe të merren në kohë masat e duhura me qëllim që në asnjë moment të mos ndodhemi në befasi përpara forcave të armikut.
Shoku Enver Hoxha na mëson gjithashtu se “Për ruajtjen e lirisë, të pavarësisë së Atdheut dhe fitoreve të arritura gjatë ndërtimit të socializmit, ne duhet të përgatitim një forcë të pamposhtur, që konsiston në stërvitjen qysh tani të të gjithë popullit ushtarë”2).
Në kuadrin e kësaj përgatitje të përgjithshme të të gjithë popullit, Forcave të Ministrisë së Punëve të Brendshme u dalin një serë detyrash të rëndësishme që kanë të bëjnë me organizimin e perfeksionimin e luftës kundër veprimtarisë armiqësore e keqbërëse. Organizimi e perfeksionimi dhe ngritja e kësaj lufte në nivel shkencor qysh në kohë paqe siguron suksesin ndaj armiqve të jashtëm e të brendshëm edhe në situatë lufte.

1)Enver Hoxha “Për Ushtrinë Popullore”, Vëll. II, f. 335, Viti 1984.
2)Enver Hoxha “Për Ushtrinë Popullore”, Vëll. II, f. 336, Viti 19843.

Përgatitja qysh tani në situatë paqie për të përballuar me sukses agresionin e mundshëm ushtarak kundër vendit tonë kërkon kuptim dhe zbatim rigoroz të parimeve e kërkesave të Artit Ushtarak të Luftës Popullore dhe të Direktivës “Mbi funksionet dhe detyrat e Forcave të Ministrisë së Punëve të Brendshme për kohë lufte” që bazohen në teorinë marks steleniniste, në mësimet e shokut Enver, në praktikën revolucionare të popullit tonë e sidomos në praktikën e luftës tonë Nacionalçlirimtare si dhe në eksperiencën luftarake revolucionare të popujve të botës.

Duke ju referuar konceptit strategjik për mbrojtjen, të shprehu: në Artin Ushtarak Popullor, duhet të përfytyrohet e të kuptohet qartë se armiqtë sulmin kundër nesh mund ta fillojnë nga të gjitha drejtimet, nga toka, nga ajri e nga deti për të thyer sa më shpejt qëndresën tonë, për të çarë frontin dhe për të zënë vend në tokën tonë. Sulmi tyre, cilët do qofshin ata, të mëdhenj ose të vegjël, do të jetë i rrufeshëm. Për të realizuar synimet grabitqare, ata do të hedhin që në fillim në luftë një ushtri më të madhe se e jona në pikpamje të raportit të forcave në shkall: strategjike.
Duke patur parasysh sa sipër mbrojtja e Atdheut tonë socialist është planizuar, organizuar dhe përsoset vazhdimisht që t’u bëjë ballë çdo agresioni ose bashkim agresorësh, në çdo kohë dhe nga të katër anët e vendit. Në këto kushte mënyra më e leverdisshme e luftimit për ne që sulmohemi dhe kemi më pak forca e mjete, sidomos në fillim të luftës, është të bëjmë çmos që armiku të mos zbatoj strategjinë dhe taktikat e tij. Pra kërkohet të sigurojmë qëndrueshmërinë e mbrojtjes, të mbrojmë Atdheun pëllëmbë për pëllëmbë, pa i lejuar armikut hapsira ose pjesë vendi, të ruajmë forcat tona nga agresioni dhe të përgatitim kushtet për t’i marrë nismën armikut dhe për ta asgjesuar atë nëpërmjet veprimtarisë së mbrojtjes dhe të kundërmësymjes.
Forcat e Ministrisë së Punëve të Brendshme në bashkëpunim me strukturat e tjera që bëjnë pjesë në organizimin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura, realizojnë detyrat e tyre me qëllim që ta detyrojnë armikun që të mos zbatoj strategjinë dhe taktikat e tij, por përkundrazi t’i merret atij nisma dhe të asgjesohet.
Realizimi me sukses i detyrave në situatë lufte kërkon nga Forcat e Ministrisë së Punëve të Brendshme që të parashikojnë dhe të vlerësojnë sa më drejt e objektivisht veprimtarinë subversive të armiqve të jashtëm dhe të brendshëm në rast agresioni kundër vendit tonë. Në këto kushte nga Forcat e ministrisë së Punëve të Brendshme kërkohet të mbajnë parasysh se : armiqtë e klasës, të jashtëm e të brendshëm, do të hidhen në veprimtari të ashpër e subversive; në pikëpamje të veprimtarisë agjenturore subversive, do të hidhen në aktivitet intensiv të gjitha zbulimet e shteteve imperialiste dhe revizioniste duke vepruar me egërsi e këmbë-ngulje dhe në bashkëpunim me njeri-tjetrin; armiqtë e jashtëm do të gërshetojnë sa më ngusht veprimtarinë e tyre me atë të armiqve të brendshëm për të marrë në dorë organizimin dhe drejtimin e forcave kundërrevolucionare; forcat kundërrevoluclonare të jashtme e të brendshme të drejtuara nga zbulimet armike kanë përdorur dhe aq më shumë do të përdorin në situatë lufte të gjitha format e metodat agresive; do të shfrytëzojnë çdo mundësi, mjete e forcë kundërrevolucionare. Armiqtë e jashtëm duke bashkpunuar me elementin reaksionar brenda vendit, në situatën kërcënuese e të agresionit armik do të intensifikojnë e ashpërsojnë në shkallën më të lartë veprimtarinë e tyre agjenturore e subversive duke filluar nga krijmi i grupeve, rezidenturave e organizatave kundërrrevolucionare nga organizimi i banditizmit, nga hedhia në masë e grupeve diversioniste, nga organizimi i veprimtarisë së terrorit, diversionit, sabotimit, dëmtimit, propaganda e shfrenuar e deri në përpjekjet për ti organizuar, duke patur si objekt përmbysjen e pushtetit popullor.

Puna politiko-ideologjike e ushtarako-profesionale që zhvillohet me forcat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duhet të synojë, krahas të tjerave, që kuadrot dhe efektivat të kuptojnë thellë faktorët e përhershëm dhe të përkohshëm që do të veprojnë në luftën tonë popullore.
Marksizëm-leninizmi ka argumentuar dhe përvoja historike ka vërtetuar se fatin e luftës ndërmjet shteteve me rende ekonomiko-shoqërore të kundërta e vendosin faktorët me veprim të përhershëm që janë në favorin tonë dhe në dëm të armikut, por krahas tyre ka edhe faktor që do veprojnë në dobi të armikut, të cilët, duke patur karakter të përkohshëm, nuk do të luajnë rol vendimtar në zhvillimin e luftës kur njihen, minimizohet në maksimnm efekti tyre negativ, përsoset organizimi për të kundëvepruar në kohë dhe hapësirë.
Kështu, duhet të mbahen parasysh faktorët e jashtëm dhe të brendshëm që favorizojnë armikun siç janë : rrethimi imperialisto-revizionis epërsia e armikut në njerëz dhe në mjete në shkallë strategjike, dhe sidomos befasia strategjike ku armiku shpreson më shumë.
Megjithatë, sado intensive dhe e egër që të zhvillohet veprimtaria agjenturore subversive e armiqve të jashtëm dhe të brendshëm në situatë lufte, sado e koordinuar dhe në çfarëdo forma e metoda të ashpra që të paraqitet kjo veprimtari, Forcat e Ministrisë së Punëve të Brendëshme janë plotësisht në gjendje dhe i kanë të gjitha mundësit, forcat dhe mjetet që të ndeshen me armikun, ta zbulojnë, shpartallojnë dhe asgjsojnë duke arritur fitoren përfundimtare mbi të.
Fitorja mbi armikun do të arrihet pasi Partia ka marrë një varg masash politike, ekonomike e ushtarake, për të fuqizuar veprimin e faktorëve të përhershëm si dhe për të zvogëluar sa më shumë ndikimin e faktorëve me veprim të përkohshëm në dobi të armikut.

Për të përballuar me sukses një agresion të mundshëm armik dhe për të zvogëluar sa më shumë ndikimin e faktorëve me veprim të përkohshë në dobi të armikut, Forcat e Ministrisë së Punëve të Brendshme qysh sot në kohë paqe është e domosdoshme të marrin masat e plota për të siguruar hapjen e shpejt dhe mobilizimin e përgjithshëm të forcave tona, shmangien e efektit negativ të befasisë strategjike të armikut, të përcaktojnë dhe marrin në kohë masat e plota operativo-ushtarake për sigurimin e jetës të udhëheqësve të Partisë dhe të shtetit, të marrin masa efektive për zhvillimin dhe perfeksionimin e punës operative në tërësi dhe sidomos të rrjetit sekret informativ, të parashikojnë e marrin masa të plota dhe efektive për sigurimin e rendit dhe të qetësisë dhe mbrojtjen e jetës e të interesave të qytetarëve, të parashikojnë, planizojnë e marrin masat për të siguruar në kohë mobilizimin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe lëvizjen e kollonave të ushtrisë duke u dhënë përparësi atyre, që lëvizin për në front, të planizojnë e marrin masa të forta ushtarake e operative për të siguruar burgjet, repartet e riedukimit dhe pikat e përqëndrimit të robërve të luftës, të planizojnë e marrin masat për të ndihmuar organet e pushtetit dhe të ekonomisë gjatë shpërnguljes ekonomike e materiale të rretheve si dhe gjatë shmangies e të shpërnguljes së popullsisë së qyteteve dhe të zonave aktive të luftës etj. Një nga detyrat më të rëndësishme, që ka të bëjë me arritjen e fitores mbi armikun, është studimi, përcaktimi dhe kategorizimi i elementëve armiq me rrezikshmëri të theksuar shoqërore qysh tani në kohë paqe si dhe planizimi e marrja e masave për spastrimin e tyre në rast agressioni të armatosur nga jashtë në mënyrë që t’i jepet armikut një goditje e rëndë qysh në çastet e para të luftës.
Zbatimi me sukses i kësaj detyre tani e në situatë lufte u minimizon mundësinë armiqve të jashtëm për të patur mbështetje e për të gërshetuar veprimtarinë e tyre me atë të elementit armik brenda vendit, shëndosh e forcon unitetin moralo-politik të popullit, forcon prapavijat tona e krijon kushte të favorshme për fitore në vijën e frontit dhe pengon e neutralizon mundësitë e elementit armik brenda vendit për t’u organizuar e për të vepruar në forma nga më të ndryshmet në dëm të fitores tonë mbi armikun.
Çfarë masash përgatitore politiko-organizative, operative dhe ushtarake duhet të marrin organet e Punëve të Brendshme qysh sot në kohë paqe për realizimin me sukses të kësaj detyre shumë të rëndësishme në situatë lufte?

Në Direktivën “Mbi funksionet dhe detyrat e Forcave të Ministris së Punëve të Brendshme për kohë lufte” jepen qartë detyrat që u dalin organeve të Punëve të Brendshme për studimin, vlerësimin dhe kategorizimin e elementit armik me rrezikshmëri të theksuar. Aty dalin gjithashtu qartë çështjet që kanë të bëjnë me planizimin e masave dhe me mënyrën e kryerjes së operacioneve për spastrimin e këtij elementi nga zonat në rast agresioni të armatosur kundër vendit tonë.
Spastrimi i zonës në situatë lufte nga elementët armiq me rrezikshmëri të theksuar kërkon që qysh tani në kohë paqe të bëhet me kujdes e përgjegjësi studimi, diferencimi dhe kategorizimi i këtyre elementëve.
Në radhë të parë, zbatimi i kësaj detyre kërkon njohjen e të situatës operative në bazë zone e rrethi, ajo shtron nevojë që çdo punëtor operativ dhe çdo kuadër drejtues në degët e Punëve të Brendshme të njohin në hollësi jo vetëm nëpërmjet evidencave e letrave por drejtë për së drejti në terren e në jetën e përditshme një për një të gjitha përpunmet aktive, elementët në kontroll operativ 2B dhe kontigjentët armike.
Njohja e kësaj situate politike e operative në zona e në shkall rrethi, të krijon mundësinë që të bësh vlerësime të drejta dhe të gjykoj me objektivitet e partishmëri në përcaktimin e elementëve me rrezikshmë shoqërore që duhen kategorizuar në listat Nr. 1 e 2.

Shoku Ramiz Alia në fjalën e tij të datës 12.2.1987 “Sa më afër popullit sa më të rreptë me armiqtë” thekson se: “Organet e Punëve të Brendshme përbëhen nga shumë sektorë e shërbime, aty kanë rol të veçant organet e Sigurimit të Shtetit, por kanë rëndësi të madhe edhe organet e policisë, ato të zbulimit dhe ato të kufirit. Të gjithë, bashkë, me metoda e rrugë të ndryshme, kanë një detyrë të rëndësishme e fisnike; të mbrojnë socializmin dhe Atdheun tonë socialist, të mbrojnë popullin e të rujnë qetësinë e tij, të mbrojnë kufijt e republikës dhe punën paqësore të qytetarëve. Nga kush t’i mbrojnë? T’i mbrojnë nga armiqtë e klasës, nga të deklasuarit, t’i mbrojnë nga spiunët e agjenturat e të huajve që përpiqen të hedhin rrënjë në radhët e shoqërisë tonë, t’i mbrojnë nga elementët antiparti që në thelb nuk pajtohen me rrugën marksiste-leniniste te e pavarësinë revolucionare të Partisë, por duan ta shohin atë të lidhur pas qerres titiste ose sovjetike, t’i mbrojnë nga vjedhësit e sabotatorët e ekonomisë socialiste e të asaj të qytetarëve, t’i mbrojnë nga element të degjeneruar që përpiqen të shkelin normat e shoqërisë tonë, për t’i siguruar vetes favore e të mira në kurriz të popullit e të shoqërisë.
t’i mbrojmë nga çdo rrezik që kanos të sotmen e lumtur që ka krijuar Partia dhe të ardhmen e sigurt që ajo lufton të realizoj” 1).
Nga këto mësime të shokut Ramiz Alia evidencohen qartë e konkretisht detyrat që kanë organet e Punëve të Brendshme si në kohë paqe edhe në situatë lufte, ato janë orientim bazë edhe për kategorizimin e elementëve me rrezikshmëri të theksuar shoqërore që duhen spastruar nga zona në rast agresioni të armatosur kundër vendit tonë.

Këto orientime të Partisë janë shprehur e gjejnë konkretizimin e tyre të plotë në Direktivën “Mbi funksionet dhe detyrat e Forcave të Ministrisë së Punëve të Brendshme për kohë lufte” ku theksohet : “Elementë armiq me rrezikshmëri të theksuar shoqërore të konsiderohen personat që kanë zhvilluar ose zhvillojnë veprimtari të mprehtë armiqësore anti-parti, tradhti ndaj Atdheut, spiunazhi, terrori, diversioni, pjesëmarrje në grupe e organizata kundërrevolucionare, komplote, puç ushtarak etj., si dhe pjesëtarët e familjeve të tyre, të cilët duke i gjykuar nga përbërja dhe nga qëndrimi tyre politik në të kaluarën e aktualisht konkludo het se në situatë lufte janë plotësisht të predispozuar për t’u hedhur në aktivitet armiqësor në dëm të luftës tonë të drejtë dhe në favor të armikut”.
Duke patur gjithnjë parasysh këto orientime të Partisë, pasi është arritur në njohjen e thellë të situatë operative në shkallë rrethi dhe në zona të veçanta, kryetari i degë së Punëve të Brendshme, zëvëndës kryetarët për sigurimin, shefi seksionit të zonës, shefi seksionit të përgjithshëm dhe punëtori operativ përkatës, ulen së bashku, analizojnë një për një personat në përpunim e të evidencuar në kontigjent, studiojn e vlerësojnë materialet që disponohen në ngarkim të tyre si dhe veçoritë e karakteristikat përkatëse të sejcilit dhe mbi këtë bazë konkludohet për ato element me rrezikshmëri shoqërore të theksuar që duhen kategorizuar në listat Nr.1 e 2.
Për kategorizimin dhe evidencimin në këto lista të elementit
1) Ramiz Alia , Broshur “Sa më afër popullit, sa më të rreptë me armiqtë datë 12.2.1987 , f. 12-13.

armik me rrezikshmëri të theksuar shoqërore duhet të mbajmë parasysh që në të të përfshihen domosdo ata elementë që realisht paraqesin rrezikshmëri të theksuat shoqërore duke mënjanuar gjykimet subjektive formale e papërgjegjësi.

Në realizimin e kësaj detyre shumë të rëndësishme e me karakter të thellë politik e ushtarak organet e Punëve të Brendshme duhet të gjykojnë me përgjegjësi të lartë pasi ajo ka të bëjë drejtpërsëdrejti me realizimin e detyrave që shtron shoku R.miz Alia në fjalën e datës 12 Shkurt 1987 ku thekson : “Organet e Sigurimit nuk duhet të hezitojnë në asnjë rast, që të godasin elementët që paraqesin rrezikshmëri shoqërore” Po këtu, shoku Ramiz Alia, duke dhënë qartë kategorit e personave që paraqesin rrezikshmëri shoqërore thekson : “Së pari, rrezikshmërinë shoqërore të personave armiq duhet ta shohim te organizimi kundërrevolucionar, tek përpjekjet që një element, kushdoqoftë ai, bënë për të organizuar diçka kundër Partisë, kundër pushtetit. Kjo kategori njerëzisht janë armiq të rrezikshëm. Së dyti, rrezikshmërinë shoqërore duhet ta shikojmë tek vjedhësit e pasurisë socialiste, tek ata që kanë prirje për terror e sabotim, tek ata që bëjnë përgatitje ose ndërmarrin veprime të tilla. Edhe kjo kategori njerëzish duhet goditur pa mëshirë. Së treti, rrezikshmëri shoqërore duhet ta kërkojmë edhe tek ata njerëz të cilët bëjnë me të vërtetë agjitacion e propagandë kundër pushtetit, tek ata që me qëllim kundërrevolucionar flasin vesh më vesh e nxisin njerëzit kundër rendit tonë socialist. Edhe këta janë element të rrezikshëm,sepse veprimtaria e tyre është paraprirja për organizim kundërrevolucionar”.
Duke u bazuar e udhëhequr nga këto orientime e përcaktime shumë të qarta për elementët me rrezikshmëri shoqërore, organet e Sigurimit të Shtetit të vendosin në listat Nr 1 ata element që duke i gjykuar për nga aktiviteti armiqësor që kanë zhvilluar ose zhvillojnë si dhe për nga gjendja fizike e mendore, niveli i tyre arsimor e kulturor, shkalla e intelektit, lidhjet e mjediset e tyre me karakter armiqësor, autoriteti dhe influenca që kanë para elementit armik, tendencat e aftësit organizuese në veprimtarinë që ka zhvilluar ose zhvillon, mpreftësia e aktivitetit armiqësore, ekspozimi e njohja e tyre nga reaksioni i jashtëm dhe të brendshëm etj., ekzsitojnë të gjitha mundësitë që në situatë lufte të hidhen menjëhere ne aktivitet armiqësor, të vihen në dispozicion të armiqve të jashtëm dhe te angazhohen në organizimin e drejtimin e elementit armik brenda vendit për të vepruar kunder pushtetit popullor. Të tillë janë elementë antiparti, pjesëtarë të komploteve e të puçeve ushtarake organizatorët, drejtuesit e inspiruesit e grupeve dhe organizatave kundë: revolucionare, drejtues dhe organizues të rezidenturave të goditura ose me aktivitet aktual në shërbim të zbulimeve armike, kuadro e agjent të këtyre zbulimeve të goditur ose me aktivitet aktual me tendenca organizimi për veprimtari të mpreftë armiqësore, element të deklasuar, të cilët për nga aktiviteti i tyre në kohë e periudha të ndryshme janë njohur si element me influencë në radhët e reaksionit, pjesëtarët e familjeve të elementit antiparti e të elementëve komplotist e puçist me aktivitet armiqësor.

Në listat Nr. 2 të elementit me rrezikshmëri shoqërore të theksuar që do të spastrohen nga zona në situatë lufte të vihen ata element që kanë zhvilluar ose zhvillojnë veprimtari armiqësore si dhe pjestarë të familjeve të tyre, të cilët duke i gjykuar për nga përbërja dhe qendrimi tyre politik në të kaluarën e aktualisht arrihet në konkluzionin që në situat lufte janë plotësisht të predispozuar për t’u hedhur në aktivitet armiqësor në dëm të luftës tonë të drejt dhe në favor të armikut. Në dallim nga elementët e kategorizuar në listën Nr. 1, në listën Nr.2 të mbahet parasysh që të evidencohen elemente që janë të predispozuar dhe me aftësi fizike e mendore për te u hedhur në aktivitet armiqësor por që duke i gjykuar për nga të gjitha rrethanat e karakteristikat e tyre individuale nuk janë të asajë shkalle që të përdoren nga armiqte e jashtem dhe elementi reaksionar brenda vendit për organizimin e drejtimin e veprimtarisë armiqësore kundër pushtetit popullor. Të tillë mund të jeni element antiparti, pjesëtarë të familjeve të elementëve antiparti, komplotist e puçist të evidencuar në kontigjent, pjesëmarrës në grupe e organizata kunderrevolucionare, pjesëmarrës në rezidentura të zbulimeve armike , element me aktivitet aktual ose të goditur e dënuar për tradhti ndaj atdheut, spiunazh, terror, diversion e sabotim, pjestarë të familjeve të të arratisurve jashtë shtetit me aktivitet armiqësor kundër vendit tonë, që janë të predispozuar për t’u shërbyer zbulimeve armike.

Gjatë studimit, analizës, vlerësimit dhe kategorizimit të elementëve armiq me
rrezikshmëri të theksuar që duhen evidencuar në listat Nr. 1 e 2, të cilët do të spastrohen
nga zona në situatë lufte, duhet të bëhet kujdes i veçantë nga të gjithë kuadrot e sigurimit që Direktiva i angazhon me këtë detyrë. Pasi të jetë njohur mirë e thellë situata operative në shkallë rrethi e zone drejtuesit e degës dhe kuadrot e tjera sipas përkatësisë duhet të ulen shtruar, të diskutojnë kolegjialisht me objektivitet e partishmëri dhe të konkludojnë me përgjegjësi për ata persona që duhet të vihen në këto lista. Gjykimi kurdoherë i drejtë me partishmëri dhe objektivitet kërkon nga çdo kuadër që të mos i lejojë vetes as qëndrime e shfaqje oportuniste dhe as qëndrime e shfaqje sektare.
Për të arritur në konkluzion kurdoherë të drejta gjykimi personave duhet të bëhet një për një duke u bazuar në përbërjen e qëndrimin politik të tyre, në materialet që disponohen, në mundësit e aftësit mendore e fizike për te u hedhur në aktivitet armiqësor dhe në rrethanat e çështje të tjera që e karakterizojnë figurën e këtij apo atij personi.
Problemi duhet shikuar thellë nga ana politike që të mos lihen kurrsesi jashtë këtyre listave elementët armiq që paraqesin rrezikshmëri të theksuar dhe që ekzistojnë të gjitha rrethanat e mundësitë për t’u vënë në shërbim të reaksionit të jashtëm kundër pushtetit popullor. Në të njëjtën kohë kuadrot që merren me këtë punë duhet të tregohen shumë të kujdesshëm që të mos i lënë vend subjektivizmit, sektarizmit, punës për qënë brenda në mënyrë formale dhe të vendosin në këtë listë persona që nuk i kanë aftësit fizike e mendore për t’u hedhur në aktivitet armiqësor, persona që pavarësisht nga komplikacionet biografike, gjatë jetës e kanë treguar me vepra se kanë mbajtur e mbajnë qëndrim të mirë politik, persona me origjinë e përbërje të mirë politike që ndonse më parë kanë gabuar e kanë zhvilluar veprimtari armiqësore por që janë shpëtuar nëpërmjet këshillimit, janë penduar thellë për fajet e kryera dhe janë vënë në rrugë të mbarë.
Pra, gjykimi i këtij problemi është me përgjegjësi të madhe, ai kërkon përgatitje të gjithanshme politiko-ideologjike e profesionale, kërkon njohje të tillë të vijës së Partisë dhe të mësimeve të saj për zhvillimin kurdoherë drejt e me konsekuencë të luftës së klasave, kërkon njohje të thellë të situatës politike e operative në shkallë zone e rrethi me qëllim që gjithshka të realizohet në bazë e për zbatim të vijë, së Partisë e mësimeve të shokut Enver Hoxha.
Në përfundim të studimit të të gjithë elementëve të caktuar për spastrim, nga diskutimi dhe vendimi kolegjial, kryetari i degës, nxjerr listën Nr.1 e 2 të kategorizimit të elementit armik në shkallë rrethi, ku përmblidhen, për sejcilin person, në mënyrë të qartë e të argumentuar gjeneralitetet e plota dhe materiali përmbledhës kompromentues që shërben si bazë për kategorizimin e tij.
Këto materiale i paraqiten për shqyrtim sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë të rrethit, të cilat pasi studiohen e shqyrtohen prej tij i paraqiten për miratim ministrit të Punëve të Brendshme.
Listat Nr. 1 e 2, të përpiluara në 2 kopje mbasi miratohen nga ministri i Punëve të Brendshme, ruhen si material “tepër sekret i Rëndësisë së Veçantë”. Një kopje e tyre mbahet nga kryetari i degës në kasafortën e tij ndërsa tjetra nga zëvëndësministri përkatës.
Këto janë materiale “tepër sekret të Rëndësisë së Veçantë” prandaj njohja në tërësi e përmbajtjes së tyre u lejohet, përveç kryetarit të degës, vetëm zëvëndësit të tij për anën e sigurimit dhe shefit të sek-sionit të përgjithshëm. Shefi i seksionit të zonës njeh nga këto lista vetëm elementët e kategorizuar që ndiqen nga punëtorët operative të seksionit të tij ndërsa punëtori operativ vetëm objektet që ai ka në ndjekje.
Kuadrot që angazhohen nga Direktiva me realizimin e kësaj detyre duhet të mbajnë parasysh që këto lista të mos mbeten pasive përkundrazi ato duhet të studiohen e analizohen në dinamik dhe në fund të çdo 6-mujori të bëhen shënimet përkatëse mbi ndryshimet që pësojnë gjatë kësaj periudhe elementët e kategorizuar si rezultat i arrestimit, internimit, sëmundjeve, vdekjeve dhe rrethanave e kushteve të tjera.
Kur themi se ato duhet të studiohen e analizohen në dinamik duhet të mbajmë gjithashtu parasysh që në këto lista duhet të evidentohe edhe elementët e rinj armiq që nxjerr vet dinamika e zhvillimit të luftë së klasave, për të cilat ndiqet e njëjta procedurë.
Për të gjitha ndryshimet që bëhen ose mendohet të bëhen nga degët e Punëve të Brendshme të rretheve kryetari i degës njofton në fund të çdo 6-mujori, nëpërmjet sekretarisë së Rëndësisë së Veçantë zëvëndës-ministrin e linjës përkatëse.
Bazuar në orientimet e kriteret që u theksuan më sipër, studimi dhe kategorizimi i elementëve armiq të caktuar për spastrim në listat Nr. 1 e 2 të bëhet edhe për personat, që vuajnë dënimin me heqje lirie në repartet e riedukimit e burgje. Studimi, analiza dhe kategorizimi i tyre të bëhet nga degët e Punëve të Brendshme që kanë në vartësi reparti e riedukimit ose burgun në bashkëpunim me degët përkatëse. Për zbatimin kësaj detyre duhet të ketë kuptim të qartë si nga degët që kanë në vartë si repartin e riedukimit ose burgun ashtu edhe nga degët e rretheve ku i dënuari ka patur vendbanimin. Nuk duhet që degët të ja lenë njëratjetrës këtë punë me shumë përgjegjësi por nëpërmjet bashkëpunimit të ngusht të ulen, të diskutojnë e konkludojnë për ata persona të dënuar që duhen kategorizuar në listat Nr. 1 e 2. Realizimi i kgsaj detyre kërkon që kryetari i degës së rrethit ku ka vendbanimin i dënuari të ulët , si dhe për elementët e tjerë armiq me rrezikshmëri të theksuar që duhen spastruar nga zona në situatë lufte së bashku me zëvëndëskryetarët për sigurimin, shefin e seksionit të përgjithshëm, shefin e seksionit të zonës dhe punëtorin operativ përkatës dhe të konkludoj në se duhet ose jo të kategorizohet. Pas kësaj pune ai duhet të shkoj në degën e Punëve të Brendshme të rrethit ku ai vuan dënimin dhe bashkërisht të diskutojnë e konkludojnë në se duhet ose jo të kategorizohet, duke mbajtur parasysh edhe qëndrimin gjatë kohës së vuajtjes së dënimit. Studimi, vlerësimi dhe kategorizimi i elementëve armiq me rrezikshmëri të theksuar është njëra anë shumë e rëndësishme e kësaj detyre, ana tjetër po aq e rëndësishme është marrja e të gjitha masave, qysh tani në kohë paqe, për të qënë plotësisht në gjendje që me marrjen e urdhërit të ministrit të Punëve të Brendshme të veprohet në kohë, me shpejtësi dhe pa patur asnjë pasojë negative për kryerjen e operacionit të spastrimit të zonave nga elementët armiq të kategorizuar në listat Nr. 1 e 2.

Realizimi me sukses i operacionit për spastrimin e zonave në situatë lufte nga elementët armiq me rrezikshmëri të theksuar kërkon që degët e Punëve të Brendshme të përpilojnë qysh tani në mënyrë konkrete e reale planin operativ për kryerjen e këtij operacioni. Ky plan përpilohet nga vet kryetarët e deggve në kolegjialitet me zëvëndëskryetarët për sektorin e sigurimit, shefin e seksionit të përgjithshëm, shefin e seksinit të zonës dhe punëtorët operativ sipas përkatësisë dhe në të parashikon forcat, mjetet dhe pgrgatitjet e nevojshme për të realizuar në mënyr të përsosur urdhërin që i jepet në momentin e caktuar.
Plani operativ për spastrimin e zonave në situat lufte nga elementi armik me rrezikshmëri të theksuar duhet të jetë konkret, në përshtatje me shpërndarjen e këtij elementi dhe me sasinë e tij, në zona të ndryshme,me konfiguracionin e terrenit, me mjetet e forcat që janë në dispozicion etj.
Ky planizim, përveç të tjerash duhet të përfshijë :
a) Kohën e nevojshme që duhet për kryerjen e arrestimeve në shkallë zone, lagje, qyteti dhe
rrethi si dhe mënyrgn e sigurimit dhe të shoqërimit të elementëve të kategorizuar nga vendi i arrestimit në qëndër e grumbullimit të zonës dhe deri në qëndrën e përgjithshme të grumbullimit të rrethit, duke parashikuar variantin e lëvizjes për shoqërimin e të arrestuarve me këmbë ose me makinë si dhe itinerarin që duhet ndjekur për sejcilin të arrestuar ose grup të arrestuarish duke zgjedhur rrugën më të shkurtër, më të sigurtë e të maskuar.

Zbatimi i kësaj detyre si për efekt planifikimi edhe për efekt zbatimi kërkon që qysh tani punëtorët operativ të zonave dhe shefat e seksioneve përkatës të njohin-fizikisht personat e përfshirë në listat Nr 1 e 2, vendet e banimit dhe të punës si dhe lidhjet e tyre familjare dhe shoqërore, të njohin konkretisht itineraret me këmbë ose makinë që do të ndiqen për shoqërimin e të arrestuarve në pikën e grumbullimit të zonës e deri në vëndpërqëndrimin e rrethit.

Pra, mbi bazën e njohjes së vendbanimit e të punës të elementëve që do të arrestohen dhe të rikonicionit të terrenit, të përcaktohet në plan se sa orë duhet për arrestimin e tyre, pikat e grumbullimit në shkallë zone e rrethi e koha e grumbullimit të tyre, si dhe itineraret konkrete që do të ndiqen për shoqërimin e tyre deri në këto pika.
b) Ky plan operativ duhet të përmbaj grupet operative për kapjen shoqërimin dhe sigurimin e elementit armik në bazë zone, lagje dhe gytet të vogla. Në të duhet të parashikohen forcat dhe mjetet që duhet të disponojë çdo grup operativ për realizimin e kësaj detyre në përshtatje me numurin e elementit armik që do të arrestohen dhe rrezikshmërinë e tyre, me relievin e terrenit, me veçorit e çdo zone. Për të vepruar shpejt e pahumbur kohë, grupet operative të zonave duhet të planizohen e të veprojnë me nëngrupe, të cilat të krijohen dhe kompletohen me punëtorët operativ dhe punëtorët e policisë të zonave me forcat aktive e rezerviste të degës në bazë zone domethënë nga kontigjenti aktiv e rezervist i asaj zone ku do të veprohet dhe kur është e pamundur që grupi të kompletohet me forca në zonë atëhere dega duhet të planizojë në përshtatje me mundësit reale dërgimin sa më shpejt të forcave të tjera në pika të caktuara.
c) Ky plan operativ duhet të përmbajë gjithashtu kohën që duhet për shoqërimin e të arrestuarve nga vendpërqëndrimi i rrethit deri në destinacionin e caktuar sipas urdhërit të ministrit Nr. 01-36 datë 30.10.1986. Ai duhet të përmbajë itinerarin që do të ndiqet për shoqëri-min e të arrestuarve si në variantin me këmbë edhe në variantin e shoqërimit me mjete transporti si dhe forcat që do të përdoren për shoqërim deri në destinacionin përkatës.

Realizimi i kësaj detyre kërkon që kryetarët e degëve dhe shefat e policisë të njohin konkretisht itinerarin që do të ndiqet për shoqërimin e të arrestuarve nga vendpërqëndrimi rrethit deri në destina, cionin përkatës dhe të koordinojnë e bashkërendojnë masat me degët e Punëve të Brendshme përkatëse në juridiksionin e të cilave shtrihet itinerari i shbqërimit të të arrestuarve me këmbë ose me mjete transport

Nga kuadrot drejtuese të degëve të Pungve të Brendshme të rretheve duhet të kuptohet qartë rëndësia e madhe që ka planifikimi qysh tani i masave për spastrimin e zonave në situat lufte nga elementi armik me rrezikshmëri të theksuar.

Planizimi real e objektiv dhe përgatitja për ta vënë atë në zbatim në kohë e me disiplinë rigoroze çon në realizimin me sukses të detyrës në situat lufte. Çdo neglizhencë në këtë drejtim sado e vogël qoftë është me pasoja për interesat e larta të mbrojtjes së Atdheut pra, ndaj kryetarët e degëve duhet të qëndrojnë në krye të kësaj pune.

Urdhëri për të vepruar kundrejt personave në listat Nr. 1 e jepet me shkrim vetëm nga ministri, në bazë të miratimit të Këshillit të Mbrojtjes të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Në rastel kur dhënia e urdhërit me shkrim është e pamundur, urdhëri transmetohet me anën e telegramit nëpërmjet shifrës shtetërore. Kjo çështje është bërë e qartë në udhëzimin e ministrit Nr. 01-34 datë 30.10.1986 dhe në plikon Nr. 01-35 që e disponon çdo kryetar dege.

Këto ishin disa probleme kryesore që menduam të trajtojmë në këtë temë në zbërthim të Artit Ushtarak dhe të Direktivës “Mbi funksionet dhe detyrat e Forcave të Ministrisë së Punëve të Brendshme për kohë lufte”. Rëndësi të veçantë ka marrja e masave politike, organizative, operative dhe ushtarake për t’i zbatuar ato sa më shpejt e sa më mire. Me këtë tema të njihen të gjithë punëtorët operativ të Sigurimit e Policisë (MES-it e Ndjekjes së Krimeve).

MINISTRI I PUNËVE TË BRENDSHME
HEKURAN ISAI
Vula, firma

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ