FOTO/Përkujtohet 70 vjetori i kryengritjes antikomuniste të Zhapokikës, marrin pjese deputetët demokratë Shehu, Alibeaj e Baci

3

Është përkujtuar sot 70 vjetori i kryengritjes antikomuniste të Zhapokikës. Në ceremoninë e sotme kanë marrë pjesë të afërm të luftëtarëve të rezistencës së parë antikomuniste në jug të vendit të cilët diktatura i dënoi dhe pushkatoi me dhe pa gjyq.

Në këtë ceremoni të organizuar në Axhensinë e Luftinjës, ka marrë pjesë edhe deputeti i PD për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu, si dhe dy deputetët e tjerë të PD Luan Baci e Enkelejd Alibeaj.

Në një postim në rrjetin social FCB, deputeti Shehu ndan me ndjekësit e tij, përshtypjet e ceremonisë së sotme.

Postimi i plotë i deputetit Shehu.

Sot ne Luftinje, prane Memaliajt e Tepelenes, u perkujtua 70 vjetori i Kryengritjes se Zhapokikes.
Kjo kryengritje, qe u bazua mbi aspirata per liri, dinjitet, te drejta, per prone etj, ishte nje nga levizjet e para e te medha kunder diktatures komuniste, jo vetem per sa i takon vendit tone kjo.
Kryengritja shpejt perfshiu jo vetem Zhapokiken, Luftinjen, Gllaven, Kamcishtin, Dukajn, Salarine, por arriti deri ne Levan, Delvine e Berat dhe u karakterizua nga ide te qarta demokratike e aspirata perendimore.
Shtypja e saj u krye nga rregjimi nen nje terror te eger, qe i kushtoi jeten a burgun e gjate dhjetra patrioteve e demokrateve te vertete, apo vuajtje te pa imagjinueshme nen nje kalvar qindra familjeve, fshatrave te tere.
Sot te gjithe se bashku ne kujtuam ne kete pervjetor, kete ngjarje te madhe te historise sone, ngjarje qe flet per vlerat e aspiratat e pa diskutueshme jo vetem te atyre qe luajten rol direkt ne ate, por edhe te krahinave te tera, te nje populli te tere.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ