VIDEO/Shkon në 250 numri i skeleteve të zbuluara të ushtarëve grekë në Dragot

3

Procesi i zhvarrimit të eshtrave në Dragot është në fazën e saj përfundimtare. Burime nga terreni vlerësojnë se janë zhvarrosur gati 250 skelete trupash nga parcela e hapur në luginën e Vjosës në Dragot.

Puna në terren ka hasur vështirësi serioze përsa i përket mbledhjes së eshtrave sa nga njëra gropë në tjetrën ndërkohë që është punuar me shumë kujdes në përpilimin e listave përmes hartave që disponon pala greke në terren.

Gati 100 skeletet e para pas zhvarrosjes, janë varrosur në varrezat murale në fshatin Bularat në Dropull, përmes ceremonive të nderimit në muajin qershor të vitit të kaluar. Pjesa tjetër pritet sërisht të murosen në ceremoninë e “JO”-së greke e cila është planifikuar të organizohet më 28 të këtij muaji ku të pranishëm do të jenë edhe autoritetet më të larta shtetërore greke dhe shqiptare.  Burimet bëjnë të ditur se në Dragot është punuar intensivisht dhe volumi ka shkuar në 80% të punës në terren dhe pas kësaj, pritet të ndërhyhet në lokacione të tjera në Përmet ku gjenden varre të shpërndara të ushtarëve grekë të rënë në konfliktin italo-grek gjatë Luftës së Dytë Botërore.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ