Luftetari humbet perballe kampioneve ne fuqi

3

Ne ndeshjen e sotme, gjirokastritet u perballen me kampionet ne fuqi te Skenderbeut. Ndeshja filloi me aksion nga gjirokastritet qe ne minuten e pare, ku pas gjuajtjes se Milosavljev, topi preket me dore brenda zones nga mbrojtesi i Skenderbeut Sambu, por arbirtri nuk e pa te “arsyeshme” te penalizonte miqte me 11 metersh. Ndoshta ky moment ndikoi edhe psikologjikisht tek ekipi gjirokastrit, ku shpesh arbirtrimet jane kthyer ne “makthe”, qe kane ndikuar jo pak ne rezultatet e Luftetarit. Megjithate per hir te se vertetes duhet theksuar se korcaret jane ekip i konsoliduar, ku ne perberjen e vet ka lojtare cilesore dhe kane vite qe luajne bashke. Pjesa e pare u mbyll ne barazim me rrjeta te paprekura, fale kjo edhe rastit te humbur te Shkurtaj, ku pas nje topi “llokum” nga Milosavljev, nuk mundi te mposhte portierin Teqja. Pjesa e dyte nisi dhe vazhdoi me raste nga te dyja ekipet, por saktesia e miqve dhe mosvemendja e vendasve, coi rezultatin ne favor te korcareve, te cilet shenuan ne minutat e 69 dhe 80 me anen e Hoxhaj dhe Dita. Ndeshja u mbyll me fitoren e Skenderbeut 0-2, duke i cuar ata ne krye te klasifikimit pas javes se 8, nderkohe qe Luftetari vazhdon te qendroje ne vendin e parafundit me 6 pike. Javen e ardhshme gjirokastritet do te udhetojne drejt Tiranes, ku i pret nje ndeshje e veshtire me skuadren e Partizanit.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ