Familjeve shqiptare u mbarojnë paratë, shpenzimet rriten më shumë se të ardhurat në 6-mujorin e parë

3

Shpenzimet e familjeve shqiptare u rriten me ritme më të shpejta se të ardhurat na pjesën e parë të vitit 2018. Trendi i buxheteve familjeve u zbardh nga Banka e Shqipërisë një anketë të posaçme për gjendjen financiare në 1140 njësi familjare.

Banka e Shqipërisë vërejti se, niveli i përgjithshëm i të ardhurave dhe shpenzimeve të familjeve është rritur gjatë periudhës së vrojtuar, por rritja e shpenzimeve ka qenë më e theksuar, duke rezultuar në ngushtim të balancës financiare (të ardhura – shpenzime) të familjeve (shih grafikun e mëposhtëm).

Në shpërndarjen e familjeve sipas nivelit të shpenzimeve të domosdoshme të jetesës, pjesa më e madhe (rreth 50% e të përgjigjurve) vijojnë të deklarojnë shpenzime mujore në nivelin ’20-50 mijë lekë’, dhe kjo peshë nuk ka ndryshuar krahasuar me 6-mujorin e kaluar, por është rritur me 2 pp krahasuar me një vit më parë.

Nga ana tjetër, pesha e familjeve që deklarojnë shpenzime në nivele të larta (mbi 50 mijë lekë në muaj) ka vijuar të rritet, si në terma 6-mujorë dhe në terma vjetorë, ndërkohë që vihet re tendenca e kundërt në rastin e dy grupeve më të ulëta të shpenzimeve. Në përgjithësi, struktura e shpërndarjes së familjeve sipas nivelit të shpenzimeve është zhvendosur drejt një niveli më të lartë shpenzimesh mujore.

Banka e Shqipërisë vërejti se indeksi i të ardhurave dhe indeksi i shpenzimeve kanë shënuar rritje gjatë 6-mujorit të parë, por rritja e indeksit të shpenzimeve ka qenë më e theksuar, duke rezultuar në një përkeqësim të balancës midis të ardhurave dhe shpenzime të familjeve.

Numri i familjeve që kanë deklaruar dhe burime të tjera të qëndrueshme të ardhurash3 (si qira, interesa bankare etj.) ka rënë në 10% të të përgjigjurve ose 112 familje. Në këtë grup, rreth 61% deklarojnë si burime alternative të ardhurash ‘interesat bankare nga kursimet’ dhe 31% deklarojnë të ardhura nga qiradhënia e pronave. Pjesa tjetër e familjeve deklarojnë kombinim të të dyjave ose burime të tjera të ardhurash.

Euroizimi i të ardhurave të familjeve shqiptare vijon të mbetet i ulët, ku vetëm 14% e të përgjigjurve (161 familje në 1140 familje të përgjigjura) deklarojnë se kanë të ardhura në valutë (kryesisht në euro), në raporte të ndryshme ndaj totalit të të ardhurave mujore6 . Kjo peshë ka mbetur e pandryshuar në tre vrojtimet e fundit.

 

Banka e Shqipërisë shpjegon se “‘Indeksi i të ardhurave” është ndërtuar si shumë e peshuar e frekuencave në % të përgjigjeve me koeficientët e përcaktuar për çdo interval si në vijim: ‘deri në 17 mijë lekë’ me 0.2; ‘17-50 mijë lekë’ me 0.4; ‘50-100 mijë lekë’ me 0.6; ‘100-200 mijë lekë’ me 0.8; dhe ‘mbi 200 mijë lekë’ me 1. Vlerat e marra për çdo vit janë kthyer në indeks me bazë vitin 2010 = 100. Rritja e vlerës së indeksit nënkupton rritje të nivelit të të ardhurave mujore.

Gjithashtu  “Indeksi i shpenzimeve” është ndërtuar si shumë e peshuar e frekuencave në % të përgjigjeve me koeficientet e përcaktuar për çdo interval si në vijim: ‘deri në 10 mijë lekë’ me 0.2; ‘10-20 mijë lekë’ me 0.4; ‘20-50 mijë lekë’ me 0.6; ‘50- 100 mijë lekë’ me 0.8; dhe ‘mbi 100 mijë lekë’ me 1. Vlerat e marra për çdo vit janë kthyer në indeks me bazë vitin 2010 =100.

Rritja e vlerës së indeksit nënkupton rritje të nivelit të shpenzimeve të domosdoshme mujore. 6 Alternativat e lidhura me nivelin e të ardhurave në monedha të huaj janë: (1) ’nuk kam fare’; (2) ‘deri në 10%’; (3) ’10- 50%’; dhe (4) ’mbi 50%’.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ