Tritan Shehu “zhvesh” kanditaturat e qeverise para grupit te PPE te Asamblese se Keshillit te Europes

3

Ne nje postim ne fb, deputeti i PD per qarkun Gjirokaster Tritan Shehu, ka treguar per pjesmarrjen e tij ne grupin parlamentar te PPE-se, ku qartesoi problemet e kanditaturave te perzgjedhura te qeverise per gjykaten prane Keshillit te Europes.        Ja postimi i plote i tij: Mbas nje komunikimi disa mujor tonin me strukturat e nivelet e ndryshme, te Keshillit te Europes, ne lidhje me ”propozimin” e kandidaturave te derguar nga Qeveria Shqiptare per gjykaten prane tij, sot kjo ceshtje u diskutua edhe ne grupin parlamentar te PPE.
Ne ato komunikime te mepareshme, Kryetari Basha ka denoncuar disa here faktin se procesi i perzgjedhjes se tyre ne Shqiperi eshte bere larg rregullave te nevojeshme e principeve demokratike, duke qene ne vazhden e kapjes se drejtesise nga Rama.
Sot une i ringrita keto shqetesime ne grupin e PPE te Asamblese se Keshillit te Europes.
Theksova se e gjithe procedura e perzgjedhjes eshte realizuar e mbyllur, pa asnje transparence, pa u marre mendimi i Kuvendit e opozites, pa asnje konsultim me organizmat e gjera te sistemit tone te drejtesise, te specialisteve, te forumeve te tyre etj.
Akoma me keq keto propozime jane derguar pa ju nenshtruar “ Vetingut”, gje kjo e domosdoshme per gjykatesit, prokuroret edhe per policet shqiptare, si dhe e para deklaruar nga Qeveria shqiptare edhe per kete perzgjedhje.
Pra ne te gjithe ate proces “perzgjedhje” eshte implementuar nje praktike jo korrekte, e fshehte, shume larg standarteve te domosdoshem dhe e dyfishte ne krahasim me ate cfare kerkohet se paku formalisht, per te tjeret ne vend.
Rilindja keshtu, sic po tenton te kape drejtesine tone ne Shqiperi, po perpiqet qe me po ato instrumenta te “erreta” te penetroje ilegalisht edhe ne strukturat e tilla jashte vendit, gje kjo tejet e rrezikeshme.
Pa asnje lekundje ky fenomen primitiv, komprometues e shkaterrues, duhet ndaluar sa nuk eshte vone.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ