VIDEO/Papunësia në Tepelenë e Memaliaj në shifra të larta, në Gjirokastër “plot” vende të lira pune

3

Afro 583 persona janë punësuar gjatë këtij viti në Qarkun e Gjirokastrës. Deklarata e kryeministrit Rama se vende pune ka por nuk ka profesionistë, është kthyer në ironinë e realitetit pasi të papunët janë ende në shifra të larta. Ndërkohë nga 710 vende pune të shpallura aktive në rajonin e Gjirokastrës sipas Kristjana Kacit shefe e statistikave pranë Drejtorisë Rajonale të Punësimit, në fund të gushtit ishin aktive vetëm 293 vende pune. Po sipas saj të gjitha moshat janë në kërkim të një vendi punë por ata që kanë më shumë shanse sipas këtyre statistikave, janë punëkërkuesit e papunë nga mosha 30-48 vjec.

Vështirësia më e madhe për të gjetur një vend pune mbetet sërisht zona të tilla si Tepelena e Memaliaj ku numri i paktë i bizneseve, e bën edhe më të vështirë gjetjen e një vendi pune e si shkak shumica e popullsisë së papunë, trajtohen me ndihmë ekonomike.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ