FOTO/Kartmonedha false qarkullojnë në Përmet, arrestohet shpërndarësi i tyre

3

Në Përmet qarkullojnë kartmonedha të falsifikuara. Policia ka rënë në gjurmët e personit që i ka shpërndarë ato duke i sekuestruar menjëherë në cilësinë e provës materiale.

Bajram Sejat 64 vjec banues në Përmet, është personi që ka shpërndarë 42 kartmonedhëa 1 mijë lekëshe të cilat i ka përdorur teksa i ka dhënë detyrimin disa mujor për tokat që kishte marrë me qera në zonën e Përmetit nga A.H. 70 vjec banues në Durrës.

Qeradhënësi ka qenë ai që denoncoi kartmonedhat false të dhëna nga 64 vjecari. Menjëherë ky i fundit është arrestuar nga punonjësit e Policisë së Përmetit në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Materialet i kaluan organit të akuzës për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ