KLIKA – 80% e posteve nëpër ministri i kanë 67 familje e krushqi, 600 fise kanë 70% të vendeve në administratë

3

Pushtet- familja /12 ministra dhe 123 deputetë, kanë të punësuar si shefa në kryeministri, nëpër ministri, parlament, inspektoriate, BSH, ambasada, polici, ushtri, shëndetësi, arsim e pushtet lokal, bashkëshortët, fëmijët, vëllezërit, mbesat, nipërit, prindërit, nuset, dhëndurët e krushqit.                                   Kreu i PS, ka krijuar grupe pune për propagandë e teste në popull, me qëllim pastrimin e imazhit të pushtetit dhe verifikimin e numrit të votuesve të mundshëm faktik, që ka deri në këto momente “rilindja”.

Deri tani, kryesocialisti Edi Rama, ka marrë të dhëna nga Endri Fuga, i cili i ka raportuar se ka arritur të hapë e hedh në veprim, 1.1 milionë adresa aktive në FB, me miltantë të paguar nga shteti, të cilët bëjnë propagandën pro qeveritare dhe sulmojnë kundërshtarët.

Raport të saktë e të plotë, ka dhënë dhe Drejtorja e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu, lidhur me detyrën e lënë nga kryeministri, për të evidentuar në bashkëpunim me ministrat dhe deputetët, se cila është struktura “familjare” e të punësuarve në zyrat e shtetit (votat e sigurta).

Sipas të dhënave konfidenciale, që “PAMFLETI”, ka marrë nga zyrat e DAP, rezulton së admiistrata publike në Shqipëri është struktuar, si “rrjet merimange” nepotike, ku të gjithë postet drejtuese dhe zyrat e shtetit, janë të lidhura me njëra-njera-tjetrën, nga fije familjare, krushqie e fisnore, pa llogaritur lidhjet shoqërore e intime.

Struktura e administratës së pushtetit qendror të PS, rezulton të jetë e tillë: 80% të posteve të larta në kryeministri dhe në 13 ministri, si sekretarë të përgjithëm, këshilltarë, drejtorë tenderësh, financë-ekonomie, privatizimi, licensash, auditi brendshëm dhe zv/ministra, janë të uzurpuar nga 67 familje, me përbërje prindër, fëmijë, nuse, dhëndurë, ndërsa 30% e tyre kanë lidhje familjare e fisnore direkte, me kryeministrin dhe ministrat.

Këta janë të shpërndarë nëpër ministri, duke punësuar famijarët e njeri-tjetri, ku gruaja burri, motra, kunata, djali, nipi mbesa, dhëndurët, baxhanakët, nuset dhe krushqit e shefave të një ministrie, të kuvendit, parlamentit, inspektorateve qendrore, sekretarëve të përgjithshëm, zv/ministrave, këshilltarëve e drejtorëve qendror, punojnë nëpër ministri e institucione të tjera, duke shkëmbyer vendet e punës.

Mirëpo qendra dhe fijet e kësaj “merimange” nepotike, kanë zgjatimet e tyre në nivelin e dytë të administratës shtetërore, në rrethe e qytete, ku komandojnë 600 fise e krushqi, të cilët kanë punësuar, familjarë të njeri-tjetrit, si drejtues e nëpunës në arsim, shëndetësi, ambasada, polici, bujqësi, tatime, dogana, porte detare, ujësjellësa, bashki, qarqe, prefektura, OSHE, KESH, bashki e kudo ku ka zyra shteti.

 

Ja një evidencë e rrjetës nepotike, në kryeministri dhe 7 ministri

 

  1. Kryeministria: 90% e këshilltarëve e drejtorëve dhe 60% e zyrtarëve, janë me lidhje familjare shtetarësh e politikanësh brenda dhe jashtë kryeministrisë
  2. Ministria e Drejtësisë: 70% e drejtuesve dhe 80% e nëpunësve në ministri, janë me lidhje familjare e krushqie, me shtetarë brenda e jashtë ministrisë
  3. Ministria e Jashtme: 80% e ambasadorëve dhe 90% e nëpunësve në ministri, janë me lidhje familjare, me shtetarë, brenda e jashtë ministrisë
  4. Ministria e Kulturës: 75% e drejtorëve në qendër e në qarqe, janë me lidhje familjare me ministren Mirela Kumbaro dhe shtetatë brenda e jashtë ministrisë.
  5. Ministria e Financa-Ekonomisë: 85% e drejtuesve dhe nëpunësve në ministri, tatime e dogana, janë me lidhje familjare e fisnore, me ministrin Arben Ahmetaj dhe me shtetarë të tjerë, brenda e jashtë ministrisë.
  6. Ministria e Arsimit: 90% e drejtorëve në ministri, 80% e rektorëve e dekanëve të universiteteve dhe 100% e drejtorëve të arsimit në qarqe, kanë lidhje familjare e fisnore me ministren Lindita Nikolla dhe me shtetarë të tjerë brenda e jashtë ministrisë.
  7. Ministria e Shëndetësisë: 90% e drejtuesve në ministri dhe 100% e drejtorëve të spitaleve e instituciomeve shëndetësore në qendër dhe prefektura, janë me lidhje familjare e fisnore, me ministren Manastirliu dhe shtetarë brenda e jashtë ministrisë.
  8. Ministria e Energji-Infrastrukturës: 90% e drejtorëve në ministri dhe 80% e drejtorëve rajonalë, të KESH, Rrugë, OSHEE, AKBN, IQT, AKEP, HEC-e, kanë lidhje familjare e fisnore me ministrin Gjiknuri dhe me shtetarë, brenda e jashtë ministrisë. (Burimi-Pamfleti)
SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ