Ndodh në lagjen Mecite, i biri rreh babanë

3

Dhuna në familje vijon të jetë e pranishme në Gjirokastër madje shtohen rastet kur i biri rreh të atin.

Ngjarja më  e fundit ka ndodhur sot në qytetin e Gjirokastrës kur Ardit X 28 vjec nga lagje Mecite ka rrahur të atin e vet 54 vjecar. Motivet e dhunës së birit ndaj të atit ende janë të paqarta por kaq ka mjaftuar që specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër të arrestonin 28 vjecarin i cili përvecse dhunës fizike, ushtronte dhe presion të vazhdueshëm psikologjik ndaj të atit.

Ky është rasti i tretë i dhunës në familje brenda dy javëve që shënohet në Gjirokastër.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ