PE shuan shpresat për hapjen e negociatave me BE

3

Parlamenti Evropian ka miratuar raportin për 5 vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Shqipërinë, raport ky i miratuar me 44 vota pro, 5 kundër dhe 5 abstenim.

Në raportin në fjalë, thuhet se PE ka mirëpritur progresin e Shqipërisë.

Por parlamentarët kanë ngritur si shqetësim nivelin e korrupsionit dhe mungesën e efikasitetit në drejtësi.

Parlamenti Europian është shprehur i prerë në qëndrimin e tij, se negociatat për anëtarësimin do të hapen kur Shqipëria të përmbushë kushtet e nevojshme, e jo në ndonjë datë të caktuar.

Vendimi i sotëm ishte shuplaka e dytë për Edi Ramën, pas ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, i cili u shpreh se nuk ka një datë të saktë.

Rama vazhdimisht ka thënë se se negociatat do të hapen në muajin qershor 2019.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ