VIDEO/Nisi sot sondimi i terrenit shtufor në kodrën e lagjes Punëtori, qeveria vonon ndërhyrjen

3

Ka nisur sot sondimi i terrenit shtufor në kodrën e lagjes “Punëtori” ku në janar të këtij viti, një pallat gjashtë katësh si dhe disa banesa private, rrezikuan shembjen. Një grup specialistësh të firmës që merret me sondimin e terrenit, kanë nisur sot shpimet në fundin e kodrës dhe gjatë 36 ditëve do të avancojnë në të gjithë hapësirën që mbart rrezik shembjeje si rrjedhojë e pasurimit me ujëra nën dhe mbitokësorë.

Shpimet ndërmerren për studime gjeologjike të formacioneve shtufore cka më pas, do të shërbejnë për të vlerësuar investimin në terren që do të kërkojë e gjithë zona. Kjo ndërhyrje kryhet pas përpilimit të projektit nga ana e Bashkisë së Gjirokastrës me vlerën e 4 milionë lekëve dhe vonesa ka ardhur si pasojë e procedurave tenderuese pasi qeveria shqiptare, nuk e vleresoi si situate emergjente.

Për nënkryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës Vangjel Muco i cili është edhe një prej hartuesve të projektit, pas përfundimit të procesit të startuar sot, qeveria shqiptare është ajo që do të alokojë fondet për ndërhyrje pasi Bashkia e Gjirokastrës nuk mundet dot të ndërhyjë me një investim kaq të madh kapital.

Në 5 janar të këtij viti, trualli nën pallatin 6 katësh në kodrën e lagjes “Punëtori” pati lëkundje tektonike cka bëri të mundur evakuimin e të gjithë bujtësve të kësaj ndërtese, si dhe evakuimin e familjeve në ndërtesat private rreth e rrotull.

Familjet u strehuan në konvikt dhe në hotele nga Bashkia për të shmangur rrezikun e shembjes së ndërtesës. Pas disa javësh, familjet u rikthyen në pallat dhe sot e kësaj dite ata rrojnë me frikën e shembjes së godinës ku jetojnë.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ