Ervin Salianji, njeriu qe po ngrihet kunder te gjitheve!

3

Nga Alban Daci                                                                                                             Shume pak e kishin besuar dhe menduar se nje deputet fare i ri, i ulur per here te pare ne foltoren e Parlamentit do te kishte nje guxim te tille, nje pjekuri te tille politike e mbi te gjitha argumentime dhe ballafaqime politike qe do i kishte zili edhe vete Berisha. Ky eshte Ervin Salianji!

Kush e ka ndjekur rrugetimin e Ervinit nuk do te surprizohej nga performanca e tij, sepse ai, ate qe e ka sot e ka arritur me shume pune dhe po ashtu po e justifikon me shume energji. Ervini eshte nga ato te rinje qe jo vetem eshte bere pjese e kauzave, por ai tashme ka ngritur kauza dhe eshte protagoniste.

Disa po mendojne se Ervini po perdoret! Sigurisht pertej sarkazmes, nuk ka asgje te vertete! Nuk perdoret kurre protagonisti, sepse ai e simbolizon vete kauzen e ngritur prej tij. Protagonisti sulmohet per shkak te simbolikes. Ervini eshte i vetedijshem per ate qe ben. Nese shikojme ecurine e Ervinit qe ne angazhimin e tij ne FRPD, atehere nuk duhet te surprizohemi. Ai ka zgjedhur rrugen e perballjes!

Ne nje fare aspekti ngritja e shpejt e Ervini me ngjane me ngritjen e shpejte te Saimir Tahirit, te dy u ngriten duke u perballur dhembe me dhembe me Pushtetin e ne vecanti kunder Ministrise se Brendshme. Dallimi mes Ervinit dhe Tahirit eshte se i pari ka nje vetedije shume me te madhe per Shtetin e se Drejtes. Çfare do te thote kjo? Ervini eshte e sigurt se do te jete Minister i Brendshem kur PD-ja do te vij ne pushtet, sepse po e kalon me sukses stazhin e perballjes me te, por po ashtu do te jete e sigurt se ai nuk do te abuzoje me detyren.

Nuk dua te hyj ne detaje te ngjarjeve qe disa jane te ngritura nga vete Ervini e disa te tjera te kurdisura kunder tij, por sot eshte fakt se, Ervini eshte nje problem serioz per pushtetin e Rames e madje me shume se edhe vete Basha.

Sot, per shkak te ngritjes se shpejte e te merituar, Ervini ka edhe shume ziliqare brenda PD-se dhe shume armiq ne pushtet. Megjithate, nese Ervini do te dale fitues ne betejat qe ka nisur, ai do te jete i fuqiplote per shkak te prestigjit qe ka krijuar. Ervini beson thellesisht ne fitore te betejave te tij!

Nese Ervini del fitues kunder betejave te ngritura, ai atehere do te jete simboli i perballjes se politikes me mafien!

 

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ