Pas krizës – 10 këshilla për Edi Ramën

3

Pas skandalit spektakolar të rilindjes dhe prokurorisë me dëshmitarin e rremë Fredi Alizoti, një nga ish bashkëpuntorët e afërt të Edi Ramës, megjithëse sot është prishur përfundimisht me të, ka sjellë në Lapsi.al një dekalog këshillash se si duhet të sillet kryeministri tani që gënjeshtrat seriale duket sikur e kanë vënë me shpatulla për muri. Në pamundësi për të komunikuar direkt, ai ka vendosur t’i drejtohet publikisht ish mikut të tij në një përpjekje të fundit për ta shpëtuar…

1

Mos bëj më alibi për asnjë kriminel se more në qafë ata dhe veten. Ndoshta dhe ty dhe atyre u del më mirë të mbrohen me mendjen e vet.

2

Hiq dorë nga gënjeshtra, se Alizoti, Zagani, Riformato, Nuhu, Ervis Roshi ta kanë bërë të qartë se nuk di ta bësh.

 

 

3

Mos fol më kurrë i pari vetë se njerzit e tu po bëjnë lekë në paqe ti u bërë gazi i botës dhe për llogari të tyre.

4

Mos e merr më përsipër i vetëm zgjedhjen e budallenjve pavarësisht se me kë janë. Sa kishte Ardiatik Llalën në prokurori s’të hyri gjëmb në këmbë. Shkove i vure gjoksin kësaj bibës Arta Markut dhe shiko se ç’gatoi.

5

Thuaj Fatmirit se tani nuk ka kuptim të ndërhyjë te këta të vettingut për këtë prokurorin Gent Osmani, ai u dogj si kartë.

6

Lehtësoje Endri Fugën nga shpërndarja e buxheteve të reklamave se ia ka varur propagandës që po shkon për lesh

7

Merr shembullin e doktorit se nuk mund të qërasësh kot Sandrin, pa kontrolluar Fevziun

8

Jep urdhër të mos shfaqen për disa kohë në ekrane dhe të shajnë PD-në Lenc Vangjeli dhe Muç Nano.

9

Vendos sa më shpejt atë ligjin e ashpër për shpifjen se djajtë po dalin për ditë nga kontrolli.

10

Shto me urgjencë si Erdogani shprehjet për grusht shteti dhe rrëzim qeverie (si në rastin e Babales)  se situata nuk kontrollohet më me mjete demokratike. Gjithë këto skandale mbyllen vetëm arsenal të jashtëzakonshëm.

*Autori insitoi të mbetet anonim

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ