Sherr mes dy të rinjve në Memaliaj

3

Dy të rinj arrestohen nga Policia e Tepelenës, pas një konflikti mes tyre. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Memaliaj kur Klevis Saka 20 vjec dhe Klajdi Dervishi 22 vjec, janë konfliktuar me njëri-tjetrin ku në fund askush prej tyre nuk ka dalë “fitues” nga sherri.

Të dy janë prangosur nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Memaliaj. Mësohet se Klevis Saka përmes thikës ka kanosur, goditur e dëmtuar lehtë në trup, Klajdi Dervishin bashkëqytetar duke prishur rendin e qetësinë publike.
Ndërsa Klajdi Dervishi, pasi ka goditur me sende të forta 20 vjecarin Saka, ka thyer xhamin e parë të automjetit në pronësi të këtij shtetasi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ