Indeksi global: Shqipëria, vendi më i uritur i Europës, ushqehet më keq se në vitin 2000

3

Shqipëria ka humbur ndjeshëm pozicione në indeksin global të urisë, që publikohet çdo vit. Në raportin e këtij viti, Shqipëria renditet e 53-ta në botë, ndër 119-të shtete, ndërkohë që një vit më parë mbante vendin e 48-të, ndër po aq shtete. Përkeqësim ka edhe në pikëzim, çka do të thotë se, rënia e Shqipërisë në këtë renditje nuk është rrjedhojë e përmirësimit të të tjerëve, por e përkeqësimit në vendin tonë.

Madje, ky është niveli më i ulët historik, dhe këtë e tregon edhe grafiku. Shqiptarët sot ushqehen më keq se në vitin 2000. Në krahasim me vendet e tjera të rajonit ndërkohë, Shqipëria renditet e fundit në mënyrë të padiskutueshme. Në këtë indeks, radhiten vetëm vendet që e vuajnë problematikën e urisë, dhe jo vendet e zhvilluara. Tre nën-indikatorët kyç mbi të cilët përpilohet indeksi, sipas Scan.tv.janë: zinxhiri ushqimor, vdekja foshnjore, si dhe kequshqyerja e fëmijëve. Siç e tregon qartë edhe harta, Shqipëria është vendi më i uritur në Europë.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ