Le Figaro: Edhe mafia shqiptare kërkon anëtarësimin në BE

3

Gazeta e madhe franceze ‘Le Figaro’ ka botuar sot një shkrim për mafian shqiptare.

Në një dokument të siguruar nga ‘Le Figaro’ shkruhet se mafia shqiptare ka rritur prezencën në Francë, duke u bërë një rrezik real.

Sipas dokumentit, thuhet se mafia shqiptare shpreson që Shqipëria të anëtarësohet sa më shpejt në BE, me qëllim që të rrisë aktivitetin e saj në Francë.

‘Le Figaro’, që ka siguruar këtë dokument, shkruan se grupet kriminale shqiptare janë tepër aktive në trafikun e drogës, vjedhjeve dhe kontrabandës së emigrantëve.

Dokumenti i Ministrisë së Drejtësisë franceze bën fjalë për bandat shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Në këtë dokument, theksohet se ‘mafia shqiptare po shpreson në anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE për të zhvilluar aktivitetin kriminal në Francë’.

Këto grupe kriminale janë vendosur në Francë që në vitin 2010 dhe që prej atëherë po konsolidojnë pozitat e tyre në aktivitetin ilegal.

Për herë të parë janë instaluar në Ile-de-France dhe përgjatë kufijve lindorë të vendit, për të qenë pranë shteteve të tilla Gjermania, Italia apo Zvicra.

Në Francë, grupet shqiptare janë të përqendruara më së shumti në tre fushat e përmendura më sipër, që kanë të bëjnë me trafikun e drogës, të emigrantëve të paligjshëm dhe të vjedhjeve.

Image

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ