Shehu falenderon Kancelaren Merkel, per ate c’ka ajo ka bere per gjithe shqiptaret

3

Ish ministri i jashtem i Shqiperise dhe njekohesisht deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster Tritan Shehu, reagoi sot ne fb me anen e nje postimi, duke e falenderuar kancelaren gjermane Merkel, per ate cka ka bere ajo per te gjithe shqiptaret e rajonit. Ja postimi i plote i tij: Ndersa Angela Merkel pregatitet te largohet, shume kane shqiptaret per ta falenderuar ate, edhe sepse se fundi ne gjermanisht ajo mbrojti interesat tona, qe u rrezikuan nga disa deklarata ne shqip.
Pa asnje dyshim largimi, qofte dhe gradual i Merkel nga politika, do te krijoje nje boshllek jo lehtesisht te rikerueshem, jo thjesht per Gjermanine, por per Europen e Bashkuar, per Ballkanin Perendimor, per Shqiperine, Kosoven, Maqedonine, per shqiptaret ne terresi, por kjo eshte demokracia…
Eshte e kuptueshme se dicka e tille nuk do te dobesoje lidhjet tona me Gjermanine, mbeshtetjen per ne, por sidoqofte ne duhet te falenderojme thellesisht Merkel per sa beri e deklaroi ne mbrojtje edhe te interesave tona, paqes e integrimit te Rajonit.
Dhe ne duhet te vazhdojme te falenderojme Merkel edhe ndersa duhet e po perpiqemi te krijojme lidhje direkte me pasardhesin e saj.
Ne fakt nuk duhet ta harrojme Merkel-in per shume vite e energji vizionare, qe ajo i dedikoi edhe Rajonit tone, shqipetareve ne ate.
Ne duhet ta falenderojme ate edhe per qartesine e mendimit, qartesine ne qendrim te mbajtur se fundmi edhe ndaj te ashtuquajtures teorie te “demarkacionit” te kufijeve Kosove-Serbi, qe ne thelb nuk eshte asgje tjeter vecse nje tentative e re e copetimit te Kosoves.
Eshte per tu falenderuar thellesisht ajo qe me nje ze te forte ne gjermanisht mbrojti me kaq force sovranitetin tone dhe stabilitetin ne Rajon, ndersa disa te tjere ne shqip ideuan, proklamuan e proklamojne ide te rrezikeshme te krijuara ne serbisht.
Ndoshta keta te fundit po gezojne keto dite, mendojne se mbas Merkel mund tu “hapet rruga”….por gabojne rende, shume rende!

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ