Shehu : Fajin kryeministri duhet t’a kerkoje tek vetja

3

Ne postimin e radhes ne rrjetin social te fb-se deputeti i PD-se i Qarkut Gjirokaster Tritan Shehu, ka “shigjetuar” kryeministrin Edi Rama per menyren se si ky i fundit fajeson per ngjarjet ne Bularat “qirjet Kadrinj”. Per me shume ndiqni postimin e plote te tij : Ankohet Kryeministri se po sulmohet nga Shqiperia e nga Greqia…!! Ne fakt keshtu mund te jete, por jo pa arsye. Arsyeja qendron jo vetem tek ngjarjet e Bularatit, por ne nje vazhde 6 vjecare te tij e te qeverise se tij ne maredheniet shqiptaro-greke. Ndodh keshtu kur artificialisht, mbasi ke trumbetuar per “zero probleme me fqinjet”, i shkaterron qellimshem e ne menyre aventureske ato maredhenie e me tej kur je i detyruar te “miqesohesh” shkon (apo te cojne) ne tryeze i “kapitulluar”. E njejta skeme edhe per ate ngjarje, qe kishte ne zanafille indokrinimin ekstremist te te ndjerit, por qe kryeministri e shoqeroi me disa deklarata aspak te pershtatshme dhe jo etike, qofte si reagim te tij edhe ndaj atyre prononcimeve te matura e vizionare, qe ne ate mori ekstremizmash kerkuan te vendosnin aresyen. Ai vertet ato dite tentoi te marre rolin e te “fortit”, por perseri jo me shume se mbas 48 oresh u detyrua te veshi petkun e “kapitulluesit”!! Pra fajin Kryeministri duhet t’a kerkoje ne radhe te pare te vetja e politikat e tij, e jo tek “qiriet Kadrinj”….

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ