Luftetari “permbys” Tiranen ne rezultat dhe ne renditje

3

Luftëtari fitoi me shifrat 2-1 në ndeshjen e javës së 13-të në Kategorinë Superiore, duke përmbysur Tiranën brenda në Gjirokastër. Ekipi i Mezanit u ndëshkua në minutën e 36-të, pas një goli të Sentamus, pas një aksion qe e gjeti te “pergjumur” mbrojtjen gjirokastrite. Pjesa e pare mbyllet me fitoren e miqve nga Tirana 0-1.

Me fillimin e të dytës, ishte ekipi bluzi që filloi të provonte për të reaguar, dhe në të 51-tën, gjirokastritët fituan një penallti pas një skeme nga goditja e dënimit, dhe Shkurtaj nuk gaboi nga 11 metra përballë Abibit, duke e barazuar rezultatin ne 1-1

Më pas, loja u hap dhe të dyja ekipet provuan të shënojnë golin e fitores. Ruçi në një rast bëri heroin përballë Hasanit, ndërsa edhe Shkurtaj humbi disa raste te mira në sulm. Por, në të 88-tën, ishte Dunga që shënoi me një gol mjaft të bukur nga brenda zone, ku pas nje krosi te marre mjeshterisht nga Milosavljev, mundeson ndryshimin e rezultatin ne favor te gjirokastriteve ne 2-1.

Me këtë fitore Luftëtari shkon në vendin e shtatë, me 13 pikë, duke lene pas rivalet direkt te Tiranes me 10 pike. Fitorja e sotme per gjirokastritet ishte permbysje jo vetem ne rezultat, por edhe ne renditjen duke bere te mundur nderrimin e vendeve me kundershtaret e sotem te Tiranes. Javen e ardhshme Luftetari eshte mysafir ne Durres.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ