“Trimerine mbas lufte e urtesine mbas kuvendit s’e ha as qeni”!

3

Ish ministri i jashtem dhe deputeti i PD-se se Qarkut Gjirokaster Tritan Shehu, ne nje shkrim ne fb ka kritikuar qendrimin e “Trimerise pas lufte” te kryeministrit Rama per ngjarjen ne Bularat dhe maredheniet ne pergjithesi me fqinjet greke. Per me teper lexoni postimin e plote te tij : “Trimerine mbas lufte e urtesine mbas kuvendit s’e ha as qeni”!
Mu kujtua kjo fjale e urte e Kurveleshit duke degjuar dje Kryeministrin te ngrihet perseri ne rolin e te “ fortit” gjate oshilacioneve te tij ndaj ngjarjeve te shemtuara e te rrezikeshme te Bularatit.
Ashtu si ne te gjithe trajektin pese vjecar te maredhenieve te Rilindjes me Greqine edhe ne keto ngjarje te fundit ne asnje rast nuk u demostrua “trimeri apo urtesi” pikerisht kur duhej njera apo tjetra.
Ne pese vite u luajt roli i te “ fortit” atehere kur duhej mencuri e urtesi per te shtyre me perpara maredheniet shume te mira e strategjike midis dy vendeve tona, duke i shkaterruar qellimshem ato.
U “kapitullua” atehere kur duhej qendruar e negociuar si dy partnere te barabarte per te arritur ne mareveshje dinjitoze e te vlefeshme.
U zhvillua keshtu ne kete hark kohor nje inkoherence larg interesave te vendit e Rajonit, qe vecse te fut ne nje spirale ngjarjesh e provokacionesh te rrezikeshme.
E njejta “déjà vu” edhe me qendrimet e deklaratat teatrale kryeministrore per dinamiken e cfare ndodhi ato dite ne Bularat; gjithmone jashte kohe e kontekstit.
Perfundimi: “Nje verre ne uje” sic thuhet, vetem kakofoni e thellim i konfuzionit politik e te qendrimeve.
Ndersa dje kanosja e tij: “Provoni te kaloni edhe nje here nga lagja ime, me gure do ju ndjekim”, me kujtoi femijerine!

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ