Shehu – Projektbuxheti 2019 per shendetesine asgje premtuese, gjithshka abuzuese

3

Nga Prof. Doc. Tritan Shehu                                                                                “Erresire” sot ne shendetesi, por edhe per neser sipas projekt buxhetit 2019!
Kolapsi financiar i sistemit tone shendetesor reflektohet edhe ne nderprerjen qe prej majit te pagesave nga Fondi per “paketat e zemres” ndaj privatit edhe per kardiologjine e kardiokirurgjine, te trumbetuara fort nga Rilindja keto.
Dua te theksoj se dhe baza funksionale e atij bashkepunimi ishte e centralizuar, raskapitese per qytetaret, gjeneruese e korupsionit.
Pra prej muajsh te gjitha mjekimet e qytetareve ne spitalet private behen vetem me pagesat direkte te tyre, nje barre e madhe financiare kjo.
Ne te gjitha vendet europiane, qytetari i siguruar apo i mbuluar ka te drejte te mjekohet ne cdo qender mjekesore te konvencionuar, publike apo private.
Nderkaq mekanizmin financiar, qe per stadin tone do te ishte racional, konceptin e bashkepageses, logjika populiste e marksiste e Rilindjes nuk arrin ta pranoje.
Edhe ne projekt buxhetin e 2019-tes nuk ka asgje premtuese.
Ne ate vetem shpenzimet abuzive per ato PPP absurde me ne krye Check up-in, jane krejt te garantuara e ne rritje.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ