Shehu : Buxheti 2019 ne Shendetesi-Buxheti i “vazhdimesise” drejt niveleve tona Afrikano Qendrore.

3

Nga Profesor Doktor Tritan Shehu                                                                         Buxheti 2019 ne Shendetesi-Buxheti i “vazhdimesise” drejt niveleve tona Afrikano Qendrore.
Ky material eshte krejt “shterpe”, nuk bart asnje koncept politik, financiar apo menaxherial, qe se paku te ngjalle ndonje shprese per permiresime.
Nivelet e financimit te sistemit ngelin me te ultat ne Europe me reth 2,1 % te GDP nga buxheti e reth 0,6% nga Kontributet, te dyja se bashku reth 130 E per capitas, nivel ky katastrofal, duke qendruar perseri te pagesat direkte te qytetareve ne mbi 50% te shpenzimeve, thellesisht anti sociale kjo.
Asnje fjale per konceptet menaxheriale spitalore, decentralizimin e tyre, financimet per ngritjen e cilesise mjekimit e objektivat per kete.
Kujdesi paresor semplifikohet vetem me riparimet e disa qendrave shendetesore, pa u paraqitur asnje politike zhvilluese per ate.
Asgje konkrete per domosdoshmerine e rritjes se listes se rambursimit te barnave ne numer e vlere, ashtu si dhe per forcimin e sigurise medikamentoze.
Ne lidhje me maredheniet me sektorin jo publik dhe shfrytezimin per publikun e kapaciteteve ne rritje te tij, ka vetem ndonje deklarate te pa bazuar e pa te argumentuar, asgje te dobishme.
Ndersa per jetegjatesine e PPP, perfshi dhe te tilla si Checkup-i, behet kujdes per te vendosur shifra ne rritje te tyre, por krejtesisht te pa argumentuara.
Dhe ne fund desheroj te pyes autoret: po “Shendetesia falas” ku ka humbur?

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ