Luftetari humbet minimalisht ne Durres

3

Një përballje pa shumë shkëlqim. Bregdetarët e Durresit arritën t’a menaxhonin mirë avantazhin e minutes se 3 me anen e Kallakut.  Goli i shpejtë lehtësoi gjithçka për Teutën që kishte luksin të luante pa presion dhe të priste momentin e radhës për të rrezikuar. Duhet veçuar paraqitja e mirë e dy portierëve, si Hidi ashtu dhe Ruçi që në disa raste shpëtuan portat respektive, edhe pse ekipet prodhuan lojë dhe raste. Progni, Latif dhe Kamara ishin rreziku kryesor për portën gjirokastrite, ndërsa në anën tjetër Rroca, Shkurtaj, por dhe Ymeraj provuan të ndëshkoni vendasit. Në fraksionin e dytë Luftëtari donte që të mos dilte pa pikë nga ky takim, megjithatë duhet të kishte shumë kujdes nga daljet e shpejta të vendasve, të cilët kishin raste për të mbyllur ndeshjen. Kjo ishte humbja e 9-të për skuadrën e Luftëtarit në 14 javë kampionat. Bluzinjtë kanë arritur të sigurojnë 13 pikë duke u renditur ne vendin e 7 te Superliges Shqiptare. Në sfidën e radhës skuadra e Mezanit do presë Kukësin ne Gjirokaster.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ