Shpërthen gazetari gjirokastrit: Harram e pac votën time Edi Rama

3

Nga Ismail Xhaferi

Pasi punesoi Leonard Demim si ambasador, Mhill Fufin si drejtor, Ilir Rusmajlin si këshilltar, Majlinda Bregun diku në Këshillin e Përgjithshëm Rajonal në KE, së fundi Edi Rama propozoi për në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë ish-sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demkratike Ridvan Bode.
Ndoshta në një shtet demokratik këto punësime do ishin normale, por në shtetin e Edi Ramës, ato kanë tjetër qëllim. Kryesocialisti që nuk është socialist, me këtë lëvizje, synon të duket si një udhëheqës i madh, i moderuar, tolerant etj që për interesat e kombit ngrihet mbi partinë. Qëllimi i dytë i tij është që të mbyllë sa më shumë gojë të kundërshtarëve politikë numri i të cilëve është shtuar së tepërmi kohët e fundit.

Qëllimi i tij i tretë është përcarja e opozitës. Me këtë lëvizje, ai shpreson që opozita t’a akuzojë Ridvan Boden si bukëshkalë, tradhtar, të shitur etj. A nuk ndodhi kështu edhe me Majlinda Bregun?! Qëllimi i tij i fundit është të sfidojë socialistët, t’i poshtërojë, anashkalojë dhe të rivërtetojë se ligjin në parti e bën vetëm ai dhe askush tjetër. Rama dëshmoi edhe një herë se socialistët i duhen vetëm për mitingje dhe për të votuar.

Pra janë thjesht numra. Gjithësesi me këtë rast doja t’i kujtoja kryesocialistit antisocialist se kur qindra mijëra socialistë që i dhanë pushtetin, enden rrugëeve, Edi Ramës i ka mbetur pa punësuar vetëm një ish-deputet i PD, Astrit Patozi. Por Edi Rama duhet të tërheqë akuzat e panumërta që i ka bëre dikur Ridvan Bodes duke e akuzuar për korrupsion dhe abuzime me fondet publike.

Së fundi harram e pac votën e socialistëve Edi Rama. Harram e pac edhe votën time.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ