KOMENT/Dashnori, i dashuruari i PD

3

Nga Telnis Skuqi
Mendova se kisha ditëlindjen sot, kur hapa facebookun. Qindra mesazhe në inbox më kishin mbërritur dhe u befasova. Thashë me vete: “Sa shumë më duan”. U zhgënjeva, sepse shumë socialistë më këshillonin të shkruaja diçka për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike për Gjirokastrën.
Dashnor Aliko, shkurt Dasho, e njoh shumë, shumë…vite më parë, madje përpara se të ishte kryekomunari i Lazaratit. E kam njohur në rrethanat shumë njerëzore, ku ai nga hiçi ngriti disa biznese të suksesshme në Qarkun e Gjirokastrës. Ai ishte një administrator i shkëlqyer.
Punëdhënësit nuk i shikonte si skellvër, por si kolegë. Tani jemi përpara një fakti.
Një Dashnor që është dashuruar me politikën dhe njeh me hollësi të gjitha problemet e një force politike. Disa media joprofesionale që janë hapur në jug të vendit, e sulmojnë si bashkëfajtorë në hashashizimin e fshatit të tij, megjithatë harrojnë që hashashizimi nuk ishte prodhim “made in Lazarat”, por Lazarati ishte peng i grupeve kriminale.
Dashnor Aliko mund të ketë 1001 mëkate, por është mëkat t’a akuzosh padrejtësisht si kultivues apo prodhues i lëndës narkotike në Lazarat. Faktet flasin vet. Pas operacionit të Policisë së Shtetit në Lazarat në vitin 2014, hashashi mori përmasa të frikshme në të gjithë Shqipërinë, ndërsa rilindasit e mohuan kategorikisht këtë fenomen të ndyrë.
Zgjedhja e Dasho Alikos në krye të PD të Gjirokastrës është në kohën dhe vendin e duhur.
Partia Demokratike e Gjirokastrës ka nevojë për një administrator si Dasho Aliko. Ata që mendojnë ta bëjnë pis zgjedhjen e tij, thjesht i bëjnë shërbimin më të madh të sapozgjedhurit, sepse gjirokastritët nuk mund t’i besojnë më Çuçit, Kumbaros apo Golemit të cilët jo vetëm kanë tradhëtuar besimin e votuesve të tyre, por e kanë kthyer Partinë Socialiste në organizatën kriminale të quajtur “Rilindje”. Sot askush nuk është i sigurtë që prona është e shenjtë, sepse të vjen zemërgjeri Rama dhe t’a rrafshon me argumentin “e të mirës publike”.
Unë jam i bindur që Partia Demokratike në Gjirokastër do të funksionojë me Dashnor Alikon.
Suksese!

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ