Kreu i PD Gjirokastër, reagon pas deklaratës së Petro Kocit

3

Kreu i PD Gjirokastër Dasho Aliko, reagon pas deklaratës së papërgjegjshme të zyrtarit socialist Petro Koci të bërë sot në mesditë tek varrezat e dëshmorëve në Gjirokastër.

Koci ka kërkuar që pasardhësit e forcave nacionaliste gjatë luftës për clirimin e vendit, të kërkojnë falje për rolin e tyre që kanë pasur ku sipas Kocit, kanë qenë bashkëpunëtore me pushtuesin.

Deklarata e zotit Koci, tregon qartë se ideologjia komuniste ngelet në gjenezë për zyrtarët e lartë të qeverisë socialiste si pasardhëse e denjë e partisë së Enver Hoxhës.

Kjo deklaratë, është e dënueshme dhe në vazhdën e urrejtjes klasore e politike që po ndjek kjo qeveri si pasardhëse e denjë e pinjollëve të rregjimit, karshi shtresës patriotike dhe liridashëse që përfaqësohej gjatë luftës për clirimin e vendit.

PD cmon dhe respekton kontributin e atyre që kanë rënë duke luftuar për clirimin e vendit pavarësisht ideve të tyre apo orjentimeve politike që kishin.

Zoti Koci, para se të fliste duhet t’a dinte se roli i forcave nacionaliste në Gjirokastrën e asaj kohe, ishte themelor kundër pushtuesve të huaj. Lufta e Gërhotit ku u vranë dhjetëra forca nacionaliste, njihet si beteja më e përgjakshme ndaj okupatorit të huaj por zotit Koci, nuk i hyn në sy kjo betejë për shkaqe ideologjike njësoj si dikur.

Dhe së fundi, po i drejtohem zyrtarit socialist me një pyetje. A keni kërkuar falje ju dhe partia juaj pasardhëse e partisë së Hoxhës, për krimet monstruoze, izolimin, internimet, pushkatimet, varfërimin, robërimin e popullit shqiptar në 50 vjet diktaturë komuniste?

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ