Pëllumb Xhufi shpërthen kundër Ramës: Tradhtar i elektoratit, i pabesë, ke bërë një palo parti…

3

Shndërrimi i Partisë Socialiste në një sekt korruptiv të ashtuquajtur Rilindje, ka qenë shpesh temë e debatit për mjaftë politologë dhe akademikë, duke përfshirë edhe ata me bindje të majta. Në një nga puntatat e fundit të emisionit “Arena” të Dritan Hilës, gjatë diskutimin për piruetat ideologjike dhe politike të Ramës, pa asnjë bosht, historiani Pëllumb Xhufi, ka shpërthyer në akuza të forta.

Sipas tij, Rama ka tradhtuar elektoratin dhe është treguar i pabesë ndaj atyre që e kanë votuar. Historiani i njohur gjithashtu, i bën thirrje kryetarit tw Rilindjes se, “duhet të ndahet nga hipokrizia e ta ndajë mendjen nëse do të jetë kryetari i Partisë Socialiste, apo nëse synon ta transformojë këtë parti në atë “palo-partinë”.

“Unë mendoj se z. Rama duhet të ndahet nga hipokrizia e ta ndajë mendjen nëse do të jetë kryetari i Partisë Socialiste, apo nëse synon ta transformojë këtë parti në atë “palo-partinë”, që tentoi pa sukses ta krijonte nga e para në vitin 1991. Por, që të marrë një vendim të pjekur i duhet të lerë për një çast Thoma Akuinin e Konfucin e të lexojë diçka edhe nga historia e Shqipërisë. E di që nuk ia mbushin syrin historianët shqiptarë. Le të lexojë të huajt.

Sjelljeve të tij politike u mungon themeli. Janë të sipërfaqshme, konjukturale, pragmatike, reaktive, snobe. Për rrjedhojë, edhe simpatia e publikut ndaj tij s’mund të jetë veçse fluturake, kalimtare. Por nuk është e tillë antipatia, që ai mbjell në mënyrë thuajse të programuar, me paditurinë e me ngacmimet e përditshme e të pavenda, në shtresa gjithnjë e më të gjera të popullsisë, duke filluar nga elektorati i tij socialist, pabesisht i braktisur e i poshtëruar”, ka portretizuar Pëllumb Xhufi Edi Ramën.

 

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ