VIDEO/Homazhe tek varrezat e dëshmorëve për 29 nëntorin

3

Dhjetëra banorë të Gjirokastrës, kanë marrë pjesë në ceremoninë e homazheve të organizuara mesditën e sotme në varrezat e dëshmorëve të Gjirokastrës. Drejtues të pushtetit vendorë, deputetë të zonës dhe familjarë të dëshmorëve të rënë, kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për nder të 74-vjetorit të clirimit të atdheut.

Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës Astrit Aliaj, kryebashkiakja Zamira Rami, kryetari i Këshillit të Qarkut Armand Hila, kanë vlerësuar kontributin e dhënë nga ana e dëshmorëve të rrethit të Gjirokastrës, në luftën për clirimin e atdheut nga pushtuesit e huaj.

Një ditë më parë, të djathtët, përkujtuan ditën e pavarësisë dhe clirimit të vendit.

Rrethi i Gjirokastrës, i ka falur Luftës Antifashiste Nacional-Clirimtare, mbi 230 dëshmorë prej të cilëve 10 heronj të popullit.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ