VIDEO/Më në fund monumenti i Asim Zenelit në fshatin që mban emrin e tij

3

Banorë të fshatit Asim Zeneli në emigracion me të hollat e grumbulluara, vendosën të kontribuojnë në ngritjen e monumentit të heroit Asim Zeneli emrin e të cilit mban edhe fshati i tyre. Inisiator është bërë kreu i Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës Armand Hilaj djalë i fshatit, i cili e coi deri në fund projektin konkretizues me vendosjen e monumentit të Asim Zenelit në qendër.

Përurimi i shtatores është bërë në një ditë të shënuar si ajo e sotmja ku krahas clirimit të vendit është edhe 75 vjetori i vrasjes së heroit nga forcat naziste gjermane. Monumenti i derdhur në Bronx nga skulptori gjirokastrit Arben Bajo, është vepra e fundit e këtij artisti i cili mori përsipër krijimin e shtatores. Ndërsa kryebashkiakja Zamira Rami u shpreh se kur bëhemi të gjithë bashkë me dëshirën e mirë për të bërë vepra në të mirë të këtij komuniteti, nuk ka rëndësi se kujt i përkasim dhe nga vijmë pasi e rëndësishme është se e duam këtë vend dhe të bëjmë më të mirën e mundshme për këtë vend sepse merita i takon të gjithëve.

Ndërkaq banorët e fshatit, kërkuan që busti i vogël i tij që gjendet në fshat të vendoset në Gjimnazin që mban emrin e heroit në qytetin e Gjirokastrës.

Asim Zeneli lindi në fshatin Progonati më 3 Maj 1916. Qysh në moshën e vegjëlisë u ushqye me traditat atdhetare të familjes, trungut fisnor dhe trevës së Kurveleshit. Në 1943 në Mezhgoran të Tepelenës në një përleshje me nazistët, ai mbeti i vrarë.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ