Raporti i Reporterëve pa Kufij/ Media në Shqipëri nën presion, 3 rastet e cituara

3

Reporterët pa Kufijn kanë bërë publik mbrëmjen e djeshme raportin për vitin 2018.

Në këtë raport për herë të parë janë përfshirë edhe 3 gazetarë shqiptarë, si të kërcënuar nga krimi dhe politika.

Sipas raportit të Reporterëve pa Kufinj media në Shqipëri është nën presionin e mafias dhe të politikës.

Raporti i vitit 2018 flet për krimin e organizuar që ka shtuar kërcënimet ndaj gazetarëve dhe mediave. Gjithashtu problem është edhe ndërhyrjet politike.

Në raportin e këtij vitit përmenden rastet e tre gazetarëve shqiptarë, Alida Tota, Klodiana Lala dhe Basir Çollaku.

Në rastin e gazetares Alida Tota që u largua nga puna pas përplasjes për një kronikë për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, për vrasjen  e punëtorit adoleshent, Ardit Gjoklaj në vendgrumbullimin e plehrave në Sharrë.

Ndërsa flitet për sulmin me armë në shtëpinë e prindërve të gazetares Klodiana Lala, si kërcënim i pastër i krimit të organizuar.

Gazetari Basir Çollaku përmendet për intervistën e marrë Dritan Zaganit dhe faktin se denoncoi një lidhje shtetërore me krimin dhe trafikun e drogës.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ