Luftetari me nje lojtare me pak humbet ndaj kuksianeve

3

Kukësi ka arritur që të marrë një fitore të vuajtur në Gjirokastër, duke arritur një sukses falë golit të Valon Ethemit, në minutat e fundit të ndeshjes. Një ndeshje e cila ishte me dy fytyra, me një pjesë të parë mjaft të mirë, me raste e ritëm, ndërsa në pjesën e dytë dalja me të kuqe e Ramadanin, bëri që skuadrat të ishin më të ndrojtura.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit, me Luftëtarin që në pak sekonda kishte dy mundësi ideale për të shënuar. Fillimisht ishte Miloslavjev që në mënyrë të pabesueshme nuk shënoi i vetëm me Frashërin. Më pa ishte radha e Shkurtajt që të shpërdoronte, teksa goditja e tij me kokë nuk gjeti portën e kuksianëve.

Me kalimin e minutave verilindorët fituan terren dhe krijuan një mundësi ideale për të shënuar me Ethemin. Tetovari u shërbye saktë nga Rexhinaldo, por i vetëm me Ruçin nuk kishte shënjestrën e duhur. Edhe Rexhinaldo nuk arriti dot që të shfrytëzonte siç duhet harkimin e Uilliam.

Me raste nga të dyja skuadrat përfundoi pjesa e parë, me skuadrat që luanin hapur, duke menduar më shumë për sulmin se për mbrojtjen. Edhe pse rastet nuk munguan, pjesa e parë përfundoi në barazim.

Fillim i fraksionit të dytë solli një karton të kuq për vendasit. Ramadani ishte i vetmi i ndëshkuar në 45 minutat e para, por mori dhe të dytin pas një ndërhyrje ndaj Çyrbes, qe megjithese ishte nje nderhyrje e paster, cuditerisht gjyqtari i ndeshjes Meta nuk mendoi keshtu. Pas këtij momenti, Kukësi do të ishte më shumë kërkues, por pa mundur që të gjente hapësira. Duhej të prisnim deri në minutën e 88-të, për të parë golin e parë dhe të vetëm në këtë ndeshje. Pas një kombinimi të bukur me Çyrben, tetovari mposhti Ruçin, që nuk ishte i pozicionuar dhe aq mirë. Pas javes se 15 Luftetari vazhdon te qendroje ne vendin e 7 me 13 pike, ku javen e ardhshme do udhetoje drejt Kamzes.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ