VIDEO/Nami tek kopshtet në Gjirokastër, lija e dhënve përhapet në masë

3

Lija e dhënve apo sic quhet ndryshe Varicela, po përhapet frikshëm në Gjirokastër. Në epiqendër janë shkollat e qytetit apo dhe kopështet. Vetëm në një kopësht janë hasur 9 raste me këtë sëmundje dhe kjo në lagjen ku jeton komuniteti rom në Gjirokastër.

Zakonisht kjo njihet si sëmundje e fëmijërisë, pra prek më tepër fëmijët e vegjël. Gjithashtu është vënë re në një përqindje të konsiderueshme të shfaqet edhe tek të rinjtë, e në moshat e rritura dhe sidomos tek të moshuarit që kanë një rezistencë më të ulët të organizmit të tyre, apo vuajnë më shpesh nga sëmundje të ndryshme kronike.

Drejtoresha e kopshtit Anila Çulli thotë se më të evidentuar shenjat e para u lajmëruan prindërit për të marrë masat e duhura .

Tashmë kemi hyrë në sezonin ku sëmundjet ngjitëse, kryesisht tek fëmijët sa vijnë e bëhen më të dukshme. Një ndër më të shpeshtat gjatë këtij sezoni është edhe lija e dhenve, ose siç njihet ndryshe në gjuhën mjekësore Variçela.

Mjekët vënë në dukje se shumë nga këto sëmundje që kalohen gjatë fëmijërisë, lënë imunitet (mbrojtje) të përjetshme tek njeriu. Por në përgjithësi këto sëmundje ngjitëse shkaktohen kryesisht nga viruset, si rrjedhojë kujdesi duhet të jetë maksimal, pasi përveç vetes rrezikojmë transmetimin e infeksionit edhe tek fëmijët e tjerë që qëndrojnë në të njëjtin ambient.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ