PROTESTA E STUDENTEVE: ZBYTHET MINISTRIA E ARSIMIT NGA PIKA 4 E VKM PER PAGESEN E TARIFES PER STUDENTET PERSERITES.

3

 

Mjaftoi vetem nje proteste prej tre oresh e studenteve  te disa universiteteve qe Ministria e Arsimit dhe e Shkencave zj.Lindita Nikolla te terhiqej duke deklaruar ne nje konference per shtyp se pika 4 e Vendimit te Keshillit te Ministrave qe detyron studentet perserites te paguajne edhe nje here tarifat universitare nuk ka efekt prapaveprues, qe sipas saj studentet e ketij viti shkollor nuk preken nga ky vendim, por vetem ata te vitit te ardhshem shkollor. Gjithsesi ajo shtoi se do ti kerkoje qeverise qe te mos e perfshije piken 4 ne zbardhjen e vendimit te Qeverise dhe me tej duke jua lene topin ne dere vete universiteteve vendosjen e tarifave.

I menjehershem ka qene edhe reagimi i studenteve te cilet ne nje ze thirren “What the fack”, “What the fack”, duke perifrazuar ironikisht shprehjen e para ca diteve te Kryeministrit Edi Rama. Studentet u shprehen se do vazhdojne te bashkuar protesten e tyre deri ne shfuqizimin perfundimtar nga qeveria te vendimit te saj.

Pjese e protestes u bene edhe disa banore te “Unazez se Re” prinder te femijve studente. Ata i inkurajuan studentet te vazhdojne protestat e tyre ndaj padrejtesive qe qeveria ben mbi qytetaret e vet.

Protesta vazhdon me thirrjet “Anulloje, anulloje, anulloje”! Ne nuk ikim, ne nuk ikim”!

Organizatoret e protestes njoftuan se do ta vazhdojne serisht neser ate duke u mbledhur secili ne fakultetin e tij.

 

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ