Ervin Salianji: Shqipëria vlon, Ramës kush i ka mbetur?

Ne nje postim ne faqen e tij ne facebook deputeti i PD z.Ervinj Salianji eshte shprehur ne mbeshtetje te protestes se studenteve diten e sotme dhe e shikon ate si nje pjese e rendesishme e te gjitha protestave qe kane shperthyer ne vend keto ditet e fundit duke thene ne fund se “Rama po majmet, Shqipëria po vlon!”
3

 

Nga Ervin Salianji

Sot u ngritën studentët, pjesa më vitale por më e goditura nga qeveria. Të rinjtë janë më të papunët, më të pashpresë, më të varfër, pa mundësi, pa rregulla gare, pa hapêsira për tu përfshirë në institucione dhe në administratë. Më të paaftët promovohen nga Rilindja, ekselentet goditen dhe largohen masivisht në eksod. Kriminelet komandojne studentet e shkëlqyer, dallkaukët udhëheqin arsimin, të marrët bëjnë para ndêrsa studentet, nxënësit dhe prindërit e tyre paguajnë me gjak qindarkat e fundit që këto para të shkojne tendera per bandat, apo para per te blere zgjedhjet.

Njësoj si studentet jane në proteste qytetaret qe po iu shkatërrohet banesa dhe jeta, protestojne minatoret qe u genjyen për pensionin, protestojne mjeket dhe infermieret qe po largohen cdo dite, protestojnê mësuesit që nuk kanë asnje rritje rroge në 6 vite Rilindje, protestojnë bizneset e vogla që mbyllen mijëra në vit, protestojnë agjensitë turistike, pacientêt lëngojnë përdite pa ilaçe ndërkohë që miliona eurot e ilaçeve të tyre i marrin oligarkët, vuajnë personat me aftësi ndryshe që përceç diskriminimit vuajnë dhe mungesen e trajtimit financiar të nevojshëm, proteston elita intelektuale, bërtasin gazetarët qê kërcenohen me burg dhe gjoba!
Rama po majmet, Shqipëria po vlon!

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ