Briken Fejzullai mesazh Ramës: Bëj gati vazelinën se jo vetëm po cohet por dhe po fryhet !

3

Mund të duket banal, por komenti i sotëm i Briken Fejzullait për protestën e studentëve është vërtetë për të mos u humbur.

Duke iu referuar deklaratave të Ramës bërë pak kohë më parë se shqiptarët janë një popull impotent, Fejzullai shkruan sot: Harroje arrogancën dhe bëj gati vazelinën Edvin… se jo vetëm që po çohet, por edhe po fryhet. 

Fejzullai i njohur ndryshe dhe si kryebashkiaku i natës dhe krahu i djathtë i Veliajt, nuk e ka fshehur asnjë rast pakënaqësinë e tij me deklaratat provokative të bëra shpesh nga ana e kreut të qeverisë Edi Rama.

Protesta e studentëve sot vijon prej katër orësh, dhe ata duken të vendosur që të mos tërhiqen nga kërkesat e tyre për ministren dhe qeverinë shqiptare.

Ministrja Lindita Nikolla në një deklaratë bërë pak minuta më parë pranoi vetëm një nga pikat e parashtruara nga studentët, që ishte ajo për heqjen e tarifave shtesë për provimet e mbartura.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ