Filloi

3

Nga Roland Bejko                                                                                                         6 Dhjetor 2018 !

Sot në orën 09 kisha mësim në fakultet.

Studentët më njoftuan se janë në protestë dhe nuk mund ta zhvillojmë mësimin.

Si provë më nisën këto video të “nxehta” që nxjerin avull mëngjesi si buka e sapo dalë nga fura.

Krenar për studentët e mi.

Nga sot e në vazhdim studentët do ta shikojnë botën me më shumë ngjyra. Protesta është adrenalinë më besoni.
Nëse ne nuk do kishim protestuar kundër diktaturës komuniste në dhjetor 90 dhe shkurt 91 jeta jonë sot do kishte në mes një hon të thellë. Një bosh si gropa e zezë. Përkundrazi. Ne sot në jetën tonë kemi një mal të lartë krenarie. Fëmijët tanë janë krenarë për ne si prondër të atij brezi sepse ato ditë historike kur ndërhoeshin epoka ne nuk qëndruam në shtëpi. Por ne ishim aty. Duke protestuar kundër diktaturës më të egër në evropën lindore.

Ndhej emocione tani kur dëgjoj fëmijët tanë të thërasin ” E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”!

Por më vjen edhe turp njëherësh kur mendoj se ne nuk ishim të zotë që sot pas 28 vitesh nuk mundëm ta bënim Shqipërinë si gjithë Evropa.

Na falni ju bijtë e bijat tona që nuk mundëm. Ndihem keq që lejuam që vendin tonë e shpresën tuaj ta marrin nëpër këmbë horrat e politikës së keqe që ka sot nënkrye kryehorin Edi Rama.

Atë që nuk e bëmë ne, sot kanë rastin ta korrigjojnë studentët dhe të rinjtë e kësaj gjenerate.

Fitorja e kauzës për uljen e tarifave dhe reformimi i sistemit arsimor universitar do ta pasurojë CV e tyre.
Nesër kur të jenë prindër ata do ta kuptojnë peshën dhe rëndësinë e vërtetë të këtij vendimi që kanë marrë sot. Do kenë çfarë tju tregojnë fëmijve të tyre.
Në fakt rëndësia e kësaj proteste është shumë dimensionale. Pesha e saj do të jetë historike.

Kjo mer peshë se po ndodh në kohën kur shoqëria shqiptare e kish humbur shpresën se dikush mund të protestonte jashtë politikës kundër neodiktaturës së një organizate kriminale që po bën gjithçka për ta vjedhur pasurinë kombëtare të shqiptarëve.

Sot këta djem dhe vajza po ju kthejnë shpresën shqiptarëve se ky vend nuk meriton të braktiset, por meriton të bëhet, mjafton që secili prej nesh, secili prej tyre si individë të lirë të bëjë diçka; një xhest, një akt ! Të rrefuzojë të qeveriset nga horra dhe hajdutë!

Sido që të vejë, e sigurt është që sistemi arsimor universitar paskësaj do të jetë ndryshe. Por unë jam i bindur që kjo do të shkojë më shumë se thjesht një kërkesë për uljen e një tarife provimi.
Është një betejë me sistemin kleptokrat kjo!

Mjerë kush nuk e kupton.

Studentët duhet të rrethojnë kryeministrinë. Aty është strumbullari, truri,koka, syri i së keqes.

Ministria është periferi, instrument në duart e regjisorit të së keqes, Edi Ramës .

Është naivitet të besosh se ministria e arsimit është vendimarrëse.

Vendimet i mer Edi Rama, një dhe i vetëm.

Vërdallisja është humbje kohe dhe konsumim energjie !

Duhet rrethuar kryeministria.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ