VIDEO/Studentët në moment historik për përmbysje të sistemit mafioz e kleptokrat të Edi Ramës

3

Pedagogu i shkencave të komunikimit në Universitetin e Tiranës Roland Bejko, ka komentuar zhvillimet e ditës së sotme ku mijëra studentë në kryeqytet, demonstruan kundër qeverisë shqiptare për tarifat e larta.

Zoti Bejko ka sjellë në vëmendje momentet e sotme ku sic tha ai studentët mungonin sot në auditor pasi ishin organizuar për tubim antiqeveritar. Për zotin Bejko, studentët kanë filluar të trondisin nga rrënjët sistemin. Studentët janë ngritur të godasin në zemër sistemin dhe përgjegjës është Edi Rama i cili është dhe drejtuesi i organizatës kriminale dhe sistemit kleptokrat.

Duhet të angazhojmë studentët pasi ky është një moment historik-u shpreh pedagodu i shkencave të komunikimit Roland Bejko, duke sjellë në kujtesë edhe zhvillimet e 28 viteve më parë ku ishte njëri prej protagonistëve të lëvizjeve studentore të dhjetorit ‘90.

Në atë kohë nëse nuk do ishim cuar për të përmbysur diktaturën, për të ndërruar jo thjesht sistemet por epokat, do më vinte turp dhe do ndihesha bosh. Sot kam një mal të madh moral brenda vetes sime që më bën të jem krenar për atë kohë mua dhe miqve të mij ish studentë të dhjetorit të 90. Fëmijëve tanë kemi cfarë u tregojmë duke u dhënë eksperiencën tonë për të përmbysur regjime. Kështu edhe ata sot do jetojnë një moment historik për të shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e mafies që drejtohet nga kryeministri Edi Rama-është shprehur zoti Bejko.

Para kryesisë së re të PD në Gjirokastër, ish kryetari demokrat i Gjirokastrës u shpreh se situatat po përshpejtohen dhe shumë shpejt do të realizohen zgjedhjet lokale së bashku me ato të parakohshme parlamentare.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ