VIDEO/Izolohen banorët e Dropullit nga urat e shembura, kryedemokrati Aliko pranë tyre

3

Vërshimi i përrenjve që zbresin nga mali i Murganës shembin dhe nxjerrin jashtë funksionit tre ura në Dropullin e Siperm në Gjirokaster. Shembja e Urës së Pllatanjasë, Ures se Mullirit dhe Urës së Koshovicës, kanë shkaktuar ndërprerjen e plote të lëvizjes së automjeteve dhe izolimin e fshatrave Selo, Klishar, Llongo, Koshovicë, Sotirë, Krioner, Likomil dhe Llovinë.

Situata nuk ka ndryshuar qysh prej një viti dhe deri më tani asnjë masë paraprake nuk është ndërmarrë. Banorët nuk ngurojnë të shprehin se ndihen të izoluar dhe kanë vështirësi në marrjen e produketeve bazë.

Për këtë ngjarje ka qenë i interesuar direkt kryetari i PD Gjirokastër Dasho Aliko i cili mesditën e sotme ka marrë kontakt me komunitetin e kësaj zone.

Zoti Aliko është njohur nga afër me problematikën e urave të shembura dhe njëkohësisht banorët e kanë vënë në dijeni edhe me indiferencën e autoriteteve shtetërore që kanë treguar për këtë rast. Kryetari i PD së Gjirokastrës Dasho Aliko është shprehur se qeveria është investuar për të organizuar tendera fiktivë me fitues të paracaktuar për punët publike dhe jo për t’iu gjendur pranë taksapaguesve që meritojnë të marrin shërbim për detyrimet që derdhin në shtet.

Megjithatë zoti Aliko premtoi se do të bëjë cështë e mundur të influencojë tek autoritetet shtetërore për të gjetur zgjidhjen që kërkojnë vetë banorët.

Në fshatin Koshovicë jetojnë vetëm të moshuar dhe prej një viti detyrohen të bëjnë rrugë të gjatë me këmbë.

Rreth 500 banorë që jetojnë në të dy fshatrat malorë buzë kufirit me Greqinë kanë pamundësi transporti për të sëmurët dhe për të siguruar ushqime. Në të dy fshatrat jetojnë vetëm pensionistë të cilët  duhet të përshkojnë më shumë se 1 orë e gjysmë në këmbë dhe të gjejnë mundësi për të kaluar lumin, për të gjetur zgjidhje në dimër.  Një vit me parë Bashkia e Dropullit ishte zona më e prekur e Qarkut Gjirokastër përsa i përket dëmeve në infrastrukturë, ndërsa nënkryetari i bashkisë, Mihal Mano  thotë se bashkia nuk ka mundësi financiare për të ndërhyrë në ringritjen e urave edhe pse disa herë kanë kërkuar ndihmë nga instancat përkatëse duke bërë edhe projektin.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ