Shehu: Do te fillojme tu afrohemi parametrave europiane, duke u dhene shprese studenteve e punonjesve tane te shendetesise.

Nga Profesor Doktor Tritan Shehu                                                                          Mesazhi i nje pankarte te studenteve te mjekesise, per kedo qe deshiron ta lexoje:
Nivelet Afrikano Qendrore te sherbimit tone shendetesor, duke filluar nga financimi i tij, i detyrojne studentet e personelin e Mjekesise vecse te aspirojne “Gjermanine”.
Sot shteti financon nga buxheti per shendetesine (perfshi klinikat universitare) vetem 2,2% te GDP, reth 95 E per capitas ne vit, pra reth 20 here me pak se mezatarja europiane, ndersa qytetaret derdhin 0,7 % te GDP ose 35 E capitas per kontributet.
Nivele katastrofale keto, qe duhet e mund te rriten ndjeshem per sistemin tone shendetesor, perfshi edhe ato te destinuara per studimet universitare, kualifikimet, kerkimet etj:
Se pari duhen bllokuar “gllaberuesit gjigande korruptive” te fondeve, PPP-te famekeqe, goditur keqperdorimin e bere eficiente financimet.
Se dyti duhen konvertuar pagesat direkte, qe qytetaret bejne nga xhepi per shendetesine ( reth 140 E per capitas), ne kontribute direkte perfituese e zhvilluese.
Se treti duhen rritur financimet nga buxheti per shendetesine ne se paku ne 4% te GDP.
Vetem keshtu, duke shperndare shumat gjigande te perfituara ne dobi te sistemit shendetesor, spitaleve universitare etj, ne do te behemi te krahasueshem me vendet e Rajonit dhe do te fillojme tu afrohemi parametrave europiane, duke u dhene shprese studenteve e punonjesve tane te shendetesise.
3

 

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ