SuperLuftetar ne Korce, 3 gola, 3 pike

3

Ndeshje e “çmendur” ne Korçë, me nje superLuftëtar që ka mundur Skënderbeun me rezultatin 3-2. Pa dyshim që bluzinjtë kanë zhvilluar një ndeshje fantastike në stadiumin Skënderbeu. Rezultoi me mjaft pozitivitet rikthimi ne detyren e drejtorit teknik i Gentian Nores, i cili zevendesoi  Rigels Malilen ish-zedhenesin dhe ish-drejtorin teknik te ekipit, pergjegjesi qe ishin teper te renda per shpatullat e tij.

 Takimi nisi mirë për vendasit me Bregun, ku ne minuten e 10 gjeti golin i ndihmuar dhe nga një devijim i njerit prej mbrojtesve gjirokastrit. Zgjat shumë pak festa e vendasve, pasi mendon për t’u ngirë buzëqeshjen Demo, i cili ne minuten e 12 me një gjuajtje nga distanca arrin të mposhtë Teqen.

Pas pak minutash dhe pikerisht ne minuten e 18 është Radas, i cili në tentativë për të larguar topin e çon në fundin  rrjetës së tij. Përmbysje e çmendur nga bluzinjtë të cilët i gëzohen avantazhit. Ishte dita e Devi Bregut, pasi ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi duke shënuar dhe golin e katërt në këtë ndeshje dhe të dytin personal ne minuten e 25 te ndeshjes.

Ndeshje emocionuese dhe me raste të pastra nga të dyja ekipet. Lojtari me ngjyre Demte mund të kishte shënuar dhe golin e tretë për vendasit, por pasi kaloi disa lojtarë kundërshtar nuk arriti të mposhte dot Ruçin.

Pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm, me skuadrat që luanin hapur dhe menduan që të dhurojnë spektakël për tifozët. U desh minuta e 85-të që pasi Ymeraj te ndalej nga Sambou arbirtri te akordonte 11-metërsh, ku Shkurtaj nuk gabon nga pika e bardhë dhe realizon edhe golin e tretë dhe te fitores për skuadrën e tij. Luftetari largohet nga Korca me 3 gola te shenuar dhe 3 pike te ”rrembyera” me merite. Pas javes se 17 Luftetari gjendet ne vendin e 7 me 16 pike duke u larguar nga zona e rrezikshme e fundit te tabeles. Javen e ardhshme gjirokastritet do te kene mysafir ne Gjirokaster te kuqte e Partizanit.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ