Perandorin mëndjemadh po e hanë krimbat

3

Nga Rezart Bejko

E mbani mend turin e llogaridhenieve pasi fitoi zgjedhjet me arome hashashi kryemendjemadhesia e tij?

Te vetmit qe jepnin llogari ne fakt ishin, e shumta, ndonje drejtor lokal, i cili bente vaki qe edhe te pushohej ne vend nga vete “perandori” sepse nuk i kishte zgjidhur problemin ndonje hallexhiu qe i kish trokitur de dera. Drejtori ”ekzekutohej” ne vend, tamam si ne pushkatimet pa gjyq qe gjyshi i ndonje syresh kishte bere ca dekada me pare, por edhe nese nuk “ekzekutohej” aty per aty, nuk i shpetonte dot lincimit publik prej palladinit te fakirave.

Thelbi i gjithe ketij show bajat ishte qe t’i tregohej popullit se lideri ishte i drejte dhe ishte nga krahu i popullit, por problemi ishin disa drejtues te paafte, qe paturpesisht dhe tinezisht kishin tradhetuar besimin e dhene nga Partia dhe qe e sjellin popullin verdalle si gomari ne leme. Por ai, Mesia, i pakorruptueshmi, misherimi i drejtesise hyjnore ne kete cep te humbur te Evropes, i dedikuari, i perzgjedhuri dhe perfaqsuesi i tyre me i denje, ishte gjithmone ne krah te tyre. Ai ishte atje ne vend te kamzhikut imagjinar te hallexhinjve per te mare hak ndaj drejtuesve “legene” dhe per te vene drejtesine ne vend, nje here e pergjithmone.

Kishte vetem nje regji qendrore ku vetem ERTV transmetonte live dhe ku pyetjet dhe pergjigjet ishin te kalkuluara. Improvizimet dhe spontaneiteti ishin te papranueshme dhe perandorit mendjemadh, qe krekosej mes batutash bajate, sarkazmes dhe arrogances, nuk guxonte kush t’i thoshte qe je lakuriq, madje fakirat gajaseshin dhe kenaqeshin nga “shakate plot kripe te Duces.” Arsyeja ishte e thjeshte: pjesmarresit zgjidheshin me kujdes nga drejtuesit lokale dhe transportoheshin falas per te patur nderin te takoheshin direkt me kryemendjemadhesine e tij dhe per shfryre dufin e tyre ndaj filanit qe nuk i kishte dhene drejtim halleve te tyre.

Rendom, ishte vete Ai qe ua jepte fjalen vetem grave, sepse burrat nuk ishin te denje t’i benin pyetje “lartesise” se tij. E si mund te kishte burra te afte qe mateshin me te atje ne mejdanin mavi!!?? E shumta ndonje burrneshe mund te pranohej, por burra kurrsesi. Keta te fundit jane ose me PD, ose pijanece e dembele, ose koketrashe qe nuk e kuptojne dot se nga eshte drejtimi i duhur, dhe qe shpesh qellonte qe te ishin te gjitha bashke: edhe te trashe edhe me PD, po shyqyr Zotit qe kishin grate si busull per t’u treguar drejtimin e duhur.

Shikoni sot se ne cfare derexhje gjendet i shkreti perandor; nuk arrin ta kuptoje se kush jane keta te marre, qenie te vogla dhe jo demethenese, ne kendveshtrimin e tij, qe guxojne t’i flasin atij pa leje dhe per me teper guxojne t’i thone perandorit qe zotrote je mashtrues, hajdut arrogant e kryenec, rrugac dhe i deshtuar. Bile ka nga ata guximtare te cartur qe e pyesin se me cfare lekesh e ndertoi bunker-shtepine ne Surrel. Ky eshte kulmi!

Si guxojne keta “krimba”, qe zvarriten cdo dite te nxjerrin buken e gojes, t’i bejne karshillek atij, qe vetem kravatat i kushtojne sa aparatamenti per te cilin prinderit e tyre, ne prag pensioni, vazhdojne te paguajne kredine, apo qe vetem benevreqet yamamoto i kushtojne gati sa rroga vjetore e nje fatorinoje. Me siguri mallkon fatin e tij qe i ra te qeverise ne kohen e internetit dhe te smartofanave, te cilet, paturpesisht, i bejne konkurrence televizionit qe mban emrin e tij e ku edhe qorrat po e kuptojne se perandori na qenka vertet lakuriq.

Perandori mendjemadh po e ndjen me ne fund se “krimbat” po guxojne dhe pak nga pak e me durim do ta hane ate vete me gjithe fron dhe se ai, sic duken bathet, shume shpejt, nuk do te jete gje tjeter vecse “nje relike e gjalle e madheshtise se tij te dikurshme”.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ