“Çmenduri” në Gjirokastër, Partizani shpëton mrekullisht pa u ndeshkuar në fund te ndeshjes

3

Loje e fortë sportive, momente tensioni dhe Alban Hoxha e Behar Ramadani që përfundojnë në spital, por në fushë nuk ka fitues pasi Luftëtari-Partizani u mbyll me rezultatin 1-1. Te paret qe shenuan ishin te kuqte e Partizanit me anen e Esat Mala ne minuten e 36, qe mposht portierin Shkëlzen Ruci.

Me fillimin e pjesës së dytë bluzinjtë arritën të reagojne dhe pas një topi të larguar jo mirë nga Atanda, u vu në kontroll të topit Maldin Ymeraj dhe mes tre mbrojtësve, qe i kalon sikur te ishin hunj përparon dhe shënon nje supergol ne minuten e 55.

Pak minuta më vonë pati një përplasje të Alban Hoxhës me Ymerajn dhe kapiteni i të kuqve la fushën e lojë si dëmtuar. Nderkohe edhe Ramadani u dëmtua dhe përfundoi në spital, sikurse portieri i Partizanit. Loja vijoi e luftuar dhe në minutat shtesë Rapo kishte mundësinë e artë të shënonte golin e fitores, por i vetëm me portierin Xhika gaboi. Pas javes se 18, jave qe perkon edhe e fundit e fazes se dyte te Superliges Shqitare, Luftetari pas barazimit te sotem renditet ne vendin e 8 me 17 pike, aq sa ka edhe Tirana e vendit te 7, por me golavarazh me te mire se sa gjirokastritet. Faza e trete per Luftetari nis me perballjen ndaj krutaneve te Kastriotit, ndeshje qe do te luhet dielen e trete te janarit 2019.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ