Panucci drejt largimit nga Shqipëria, kontakt të bujshëm me gjigantët nga Serie A

Mediat italiane ditën e sotme kanë bërë publike një lajm të bujshëm.

Bëhet fjalë për largimin e mundshëm të Christian Panuccit nga drejtimi i Kombëtares shqiptare, raporton ‘Calciomercato’.

Sipas mediat përtej Adriatikut, Panuccit i është ofruar drejtimi i klubit të Romës që është në prag të shkarkimit të Di Francescos.

Raportohet se Panucci po qëndron në prapaskenë dhe pritet që në ditët e ardhshme të ketë një takimin me drejtuesit verdhekuq.

Panucci ka raporte të mira me Franco Baldini, një njeri i besuar i Pallottas, që mund ta marr atë si zëvendësues të Di Francescos.

Italian ka kontratë me Shqipërinë deri në vitin 2019, por një ofertë nga Roma mund të ishte e pa rezistueshme për të.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ