VIDEO/Akademia e Futbollit “Luftëtari” baza e talenteve të grupmoshave

Akademia e Futbollit “Luftëtari” është një histori suksesi. E ndërtuar para dy viteve ajo po mbahet me profesionalizëm nga specialistë të futbollit gjirokastrit.

Në këtë akademi, operojnë grupmoshat nga 7-19 vjec me trajnerin përkatës për cdo grupmoshë. U17 dhe U19 janë pjesë e ligës superiore shqiptare dhe talentet në këto dy ekipe janë baza e të ardhmes së ekipit të Luftëtarit mbeshtetur dhe nga presidenti i Luftetarit Grigor Tavo. Trajnerët e grupmoshave U10 Fejzo Shenaj dhe ai i U13 Gazmend Bimi dhe Ilir Zeko, po ndërmarrin séanca stërvitore energjike për të krijuar bazën e të ardhmes së ekipit të të rriturve.

Ekipet e moshave stërviten në fushën e vjetër në kushte moderne sipas programit stërvitor. Për Jugunews.net trajneri Gazmend Bimi shprehet se nuk mungojnë talentet tek ekipet zinxhir aq sa dhe në përballjet me ekipet e grupmoshave të Korfuzit, Igumenicës dhe Janinës në Greqi, ka rënë në sy diferenca e tyre.

Madje sipas trajnerit Bimi, ekipet greke kanë piketuar edhe dy talente nga Luftëtari U9 dhe U19.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ