Tavo: Luftetari ne 2019 nuk do diskutoje mbijetesen, por europen

3

Pas miratimit nga Keshilli Bashkiak i Gjirokastres se shumes prej 230 milion lekesh per ekipin e futbollit Luftetari, situata financiare po stabilizohet plotesisht. Duhet theksuar se pervec kesaj shume, arka e gjirokastriteve do te mbushet edhe me 250 mije euro te akorduara nga UEFA per pjesmarrjen ne kupat e europes. Mjafton kjo shume financiare, qe nga ekipi bluzi mos te kete largime, por perkundrazi do te kete edhe nje merkato te fuqishme me lojtare te huaj dhe vendas. Per Jugunews Presidenti i Luftetarit Grigor Tavo u shpreh se “Tashme mbijetesa i takon te kaluares dhe se synimi jone eshte Europa. I injorojme me neveri zerat keqdashese te atyre, qe Luftetarin e kane “hale” ne sy. Puna, korektesia, pergjegjshmeria e stafit teknik dhe e lojtareve, si dhe qendrimi prane jo vetem financiarisht i Presidences do te bejne te mundur, qe edhe me skeptiket te heqin dore nga mendimet e tyre boshe. Me kete rast, dua qe te uroj te gjithe gjirokastritet dhe ne vecanti sportdashesit e zjarrte bluzi, Gezuar Vitin e Ri 2019. Shendet, fat dhe gezime ne familjet tuaja”. Pas dy fazeve te para Luftetari gjendet ne vendin e 8 me 17 pike, po aq sa edhe Tirana e vendit te 7.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ