KLLOUNËRI E NEVERITSHME!

3

Gjate kohes qe mbremjen e se shtunes ne TV Klan po shfaqej show i rradhes i kryeministrit Edi Rama ne emisionin e nje komediani ne kerkim te rifitimit te kuotave te humbura qe kane prekur nivelin me te ulet te pelqimit te publikut ne historine e tij politike 20 vjecare qe pas protestave te diteve te fundit te studenteve, pedagogu Roland Bejko postoi ne faqen e tij ne facebook nje pershtypje mbi gjithe kete situate te pazakonte qe po kalon Shqiperia ku nga njera ane Kryeministri i vendit gjendet i vetmuar ne nje deshtim total ne qeverisjen e tij, dhe ku ne te njejten kohe nga ana tjeter na shfaqen skenat e dhunes me police ndaj studenteve qe jane duke organizuar protesten e tyre te rradhes ne daten 7 janar.

Kryeministri ka mobilizuar me kete rast gjithe makinerine e tij qeveritare, propagandistike dhe policore qe ta deshtoje protesten e studenteve. Ai po perpiqet me cdo mjet te zaptoje cdo hapesire qytetare dhe publike me qellim disiplinimin e jetes dhe aktivitetit te tyre sipas rregullave qe percakton dhe dikton vet ai, dhe kjo sipas Bejkos eshte thjesht diktature.Ja postimi i plote i tij:

Nga Roland Bejko

Ndërkohë që nga njëra anë Kllounët filluan spektaklin komik në Tv Klan, një tjetër spektakël dramatik na u shfaq te kangjellat e fakultetit ekonomik ku policia pas kërkesës së Rektorit apo dekanëve të këtij institucioni nuk lejonte studentët të hynin në shtëpinë e tyre për të zhvilluar një mbledhje të zakonshme për të diskutuar mbi protestën e datës 7 janar para Kryeministrisë.

E kuptoni apo jo?!
Diktatura e gangsterit Arturo Ui po i ndalon studentët të hyjnë në hapësirën e tyre pa të cilën ata nuk mund të quhen studentë, por thjesht ca të rinj të zakonshëm. Pra me urdhër të gangsterit të gangsterave Arturo Ui, studentëve u është zaptuar hapësira identifikuese dhe ndalohen të jenë të tillë duke i përjashtuar nga vendi që jua jep këtë atribut, nga Universiteti i tyre.

Kjo është diktatura. Kështu vijnë ato. Ëmbël. Butë. Me ngjyra. Me iluzione utopike. 3D.
Vijnë si rregull, si disiplinë, si përjashtim i “të keqes”, si shkulje veshi me shkelje syri, si dialog, si monolog, si këshillë, si vullnet nga lart në emër të atij nga poshtë, në emër të të bërit shtet, ku në këtë shtetin e tij ai, Arturo Ui është edhe egzekutivi, edhe gjyqësori, edhe legjislativi. “Bashkëpunëtorët” janë kukullt në duart e tij, populli, thjesht bubureca të disiplinuar.
A nuk i erdhën njerëzimit në emër të këtyre parimeve Hitleri, Duçja, Enveri, Stalini, etj?!

Dhe ne të tjerët që i ndjekim nga ekrani këto shfaqje jemi dëshmitarë të një degradimi tragjik jo thjesht të një sistemi që nuk u bë që nuk u bë dot demokraci, por edhe të asaj pak shprese që ndokush ka pasur se ky vend mund të bëhej disi i jetueshëm.

Por, që nga sot besoj se edhe studenti më skeptik e ka kuptuar se universiteti nuk është më shtëpia e tij. 
Studentit tashmë po i ndalohet me policë që edhe të hyjë për të zhvilluar qoftë edhe një takim rutinë. 
Universiteti si dhe gjithë Shqipëria janë kthyer në prona të diktaturës së oligarkisë dhe sektit kriminal të Këtij komedianit që po bën rolin e dandit tani në emisionin e këtij komedianit tjetër ku përpiqet të na mbushë mendjen se është gënjeshtër të thuash që shqiptarët po e braktisin për ditë vendin e tyre, se mjekët dhe infermjerët janë të gjithë këtu, se këtu jetohet dhe punohet jo si në Gjermani, por gati si në Gjermani etj, etj delirime të tilla.

Prandaj, objekti i protestës së studentëve që nga e hëna e tutje, nuk mund të jetë vetëm plotësimi i 8 kërkesave të karakterit administrativ dhe komunal, por duhen artikuluar kërkesa të qarta politike për largimin nga pushteti të këtij karragjozi të rrezikshëm që po mundohet në çdo sekondë të kohës që konsumojmë të disiplinojë jo vetëm jetën e secilit prej qytetarëve shqiptarë, por edhe mendimet që gatuajnë të kokat e tyre; të gjithë duhet mendojmë si Ai, të flasim si Ai, të flemë si Ai, ta shikojmë botën si Ai, të frymojmë si Ai, ta ndjekim televizionin si Ai, ta shijojmë Shqipërinë të bukur dhe të lumtur si Ai.

Jo, jo, në fakt, studentët e meritojnë lirinë, por që ta kenë, duhet të luftojnë për ta fituar atë.

Shqiptarët e meritojnë Shqipërinë si gjithë Evropa, por që ajo të bëhet e tillë duhet të luftojnë në çdo dekikë të kohës për ta çliruar nga sekti i organizatës kriminale që e ka marrë peng gjysh prej disa vitesh atë.

Hezitimi është kohë e humbur. Ndaj në datën 7 janar të gjithë pa dallim bindjesh politike duhet t’i bashkohemi protestës së studentëve.

Ky nuk ka derman !



SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ