VIDEO/Shembet kasollja e bagëtive në Valare, 10 krerë të imta ngordhin, 10 lopë ngelen pa strehë

3

Një kasolle me bagëti është shembur në fshatin Valare duke zënë nën vete 10 krerë të imta dhe lënë pa strehë 10 lopë. Lajmi konfirmohet për Jugunews.net nga vetë pronari i kasolles së bagëtive Magrip Cani.

Shembja ka ardhur si pasojë e peshës së madhe të dëborës në catinë me ternite dhe me rasa druri. Pronari i të imtave, ka apeluar tek institucionet vendore për të gjetur zgjidhje por këto të fundit as nuk kanë shkuar në vendngjarje. Dëmi ka qenë kolosal pasi përvec 10 krerëve që kanë ngordhur, lopët kanë ngelur pa strehë e njëkohësisht shembja e plevicës e bën të pamundur ringritjen e saj me të ardhurat e veta.

Ndaj Magrip Cani ka kërkuar asistencën e autoriteteve. Vetë ky i fundit spegon momentin kur ndodhi ngjarja.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ