Bejko: Projekti i Ramës për punësimin, puç institucional i Kryeministrit

3

Njëri nga themeluesit e shkollës shqiptare të Administratës Publike Roland Bejko ka reaguar pas deklarimeve në disa takime të kreut të qeverisë Rama ku daklaroi se të rinjtë do të punësohen në bazë të rezultateve të tyre.

Bejko shkruan se “në këto çaste Edi Rama është duke konsumuar një krim pasi po shkel ligjin “Për nëpunësin civil”.

“Ndërkohë ligji në fjalë e ka të përcaktuar qartë se punësimi në administratë kalon detyrimisht prej trajnimeve dhe kualifukimeve në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA) sipas meritës, pra në nivelin e lartë drejtues pas klasifikimit përfundimtar sipas rezultateve, dhe në nivelet e ulëta sipas pikëzimit në trajnime”.

“Pra, me këtë VKM Edi Rama,kryeministri i vendit po bëhet shkelësi numër 1 i ligjit”, sjruna pedagogu Bejko.

Ja positmi i tij i plotë në facebook:

PUÇ INSTITUCIONAL I KRYEMINISTRIT !

Në këto çaste Edi Rama është duke konsumuar një krim pasi po shkel ligjin “Për nëpunësin civil” .

Ligji “Për nëpunësin civil” është njëri prej tre ligjeve të miratuara me konsensus në midis qeverisë Berisha dhe opozitës në prill të 2013-ës si një kusht i vendosur nga BE-ja.

Edi Rama po na i shet këtë “akt madhor” të tij si një “kapërcim të ligjit” për një interes madhor në emër të punësimit të studentëve ekselentë në administratën publike.

Ndërkohë ligji në fjalë e ka të përcaktuar qartë se punësimi në administratë kalon detyrimisht prej trajnimeve dhe kualifukimeve në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA) sipas meritës, pra në nivelin e lartë drejtues pas klasifikimit përfundimtar sipas rezultateve, dhe në nivelet e ulëta sipas pikëzimit në trajnime.

Pra, me këtë VKM Edi Rama,kryeministri i vendit po bëhet shkelësi numër 1 i ligjit.

Nëse mazhiranca do të ndryshojë ligjin është në të drejtën e saj që ta bëjë nëse siguron 2/3. Por të zhbëjë Ligjin me një VKM, kjo është ulëritëse.

Në këto kushte, mosfunksionimi i Gjykatës kushtetuese i heq mundësinë opozitës të bëjë reagimin e saj institucional.

Kjo është kapje totale e shtetit. Republika ka rënë. Asgjë më nuk funksionon.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ