Shkrimtarja Kasi i kerkon kryeministrit Rama “disiplinimin” e gjuhes

3

Shkrimtarja Entela Kasi e ka cilesuar gjuhen e perdorur nga Rama përballë diplomatëve të akredituar në Shqipëri, si jashtë standardit të komunikimit diplomatik. Gjithashtu Kasi i ka drejtuar kryeministrit pyetjen se – Pse shtremberon gjuhen shqipe kur i drejtohet diplomateve kundër Institucionit të Presidentit të Republikës? Per me teper ndiqni te plote shkrimin e zonjes Kasi: Gjuha e Kryeministrit përballë diplomatëve të akredituar në Shqipëri, përveç jashtë standardit të komunikimit diplomatik, nuk ishte  shqip. Disa fjalë nga osmanishtja nuk i përdor as turqishtja moderne në komunikimin institucional. Që të flasim për gjuhën,  në rastin e shqipes e cila  është një prej gjuhëve të rralla të botës, kjo mbetet  temë për studiuesit, shkencëtarët. Gjuha është kombi. Për tenecitetin e kombeve, është shprehur Çabej, mjeshtëri. Pyetja që shtrohet është tepër e thjeshtë.  Përse Kryeministri i Shqipërisë në fund të takimit me diplomatët nuk foli shqip? Thënë shqip dhe shkurt ka disa çështje. 1. Cila është arsyeja e cila e drejton Kryeministrin Rama të dalë tej standartit të komunikimit institucional, e të rrëzohet në sy të  botës, duke u veshur me agresivitet dhe fyerje ndaj Institucionit të Presidentit të Republikës? 2. Përse Kryeministri i Shqipërisë zgjedh fjalët e osmanishtes kur i drejtohet diplomatëve kundër Institucionit të Presidentit të Republikës? 3. Pse gjuha e Kryetarit të qeverisë, është  konfliktuale? Komunikimi jashtë çdo standardi prej Kryeministrit si institucion, nuk ndihmon aspak në integrimin Evropian të Shqipërisë, e nuk ndihmon po ashtu as Kosovën. Për cilat  arsye Kryetari i qeverisë rrëzoi standartin e komunikimit Institucional me diplomatët? Gjuha na drejton kah logjika!

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ